BREAKING NEWS

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon studimin: Vdekshmëria e koronavirusit është krahasuar me vdekshmërinë që sjell një aksident automobilistik. Lajmi i mirë është që…

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon
x

Gossip

Plas ‘sherri’ mes Ermal Mamaqit dhe Elvana Gjatës, publikohen mesazhet private mes tyre: Nuk do e fusja në shtëpi një si ty! (FOTO)

Plas ‘sherri’ mes Ermal Mamaqit dhe Elvana Gjatës, publikohen

Aktori Ermal Mamaqi dhe bashkëshortja e tij Amarda Toska këtë fillim korriku po shijojnë pushimet në rivierën e bukur shqiptare. Ata kanë ndarë vazhdimisht në rrjetet sociale pamje të bukura piktoreske nga vendet që po vizitojnë, madje nuk kanë munguar as udhëtimet me jaht.

Dhe sigurisht e përditësuar për këtë udhëtim është mikesha më e ngushtë e familjes, Elvana Gjata, e cila merr foto e video live nga pushimet në Whatsapp-in e saj personal.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Kapiteni i @amardatoska dhe roja parkingut????

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Por për një foto të fundit, ka plasur “sherri” pasi Elvana ka bërë një koment mjaft ngacmues që Ermalit nuk i ka pëlqyer.

Ka qenë Ermali që i ka dërguar asaj një foto me djalin e tij Joelin, ndërsa Elvana ia kthen: “Po Joeli pse del vetëm me qenin në foto”.

“Zbulohen të tjera mesazhe fyese nga @elvanagjataaaa dhe këtë herë në Whatcupin personal timin. Edhe gocën time personale ta kisha nuk do e fussha në shpi. Po iki të pi gotën e kosit. Ja pra miq…”, shkruan Ermali teksa i bën foto bisedës private.

Plas ‘sherri’ mes Ermal Mamaqit dhe Elvana Gjatës, publikohen

Kjo sagë zënkash virtuale ka disa ditë që vijon pasi më herët këngëtarja bëri një koment të ngjashëm:

Në një video të ëmbël të Joelit me qenin e ri të shtëpisë, Elvana ka “bullizuar” Mamaqin dhe na shkriu së qeshuri!

“Sa i mirë o Zot! Joeli si Ami, qeni si ty!”- janë fjalët e këngëtares në bisedën private.

Sigurisht këto fjalë e kanë bërë të qeshë Ermalin, i cili shkruan me humor krahas mesazhit:

“SKANDAL!!! ZBULOHET BISEDA…Ja pra miq… Ja bullizmi i @elvanagjataaaa në mesazhet private.”, ndërsa ndjekësit kanë shpërthyer në të qeshura në komente.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

SKANDAL!!! ZBULOHET BISEDA...Ja pra miq... Ja bullizmi i @elvanagjataaaa në mesazhet private.

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Më të lexuarat