BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Gossip

Plas sherri në ‘Top Channel’/ Konkurrentet e ‘Përputhen’ zihen në studio për Andin: Ty ai të parkoi! Të pëlqen një mashkull aq shumë, shkon del me tjetrin? (REPLIKAT)

Plas sherri në ‘Top Channel’/ Konkurrentet e

Një debat i ashpër plasi në puntatën e djeshme të ‘Përputhen’, mes Teas dhe Ana Kaurit. Ato diskutuan në lidhje me Andin, i cili sipas Teas nuk ka asgjë serioze me vajzat e tjera të programit.

"Më vjen keq për gocat, jo për Andin. Nuk më duket asgjë serioze. Më vjen keq që ka ato sjellje ndaj jush. Nuk më duket respektuese", u shpreh Tea.

Sipas Anës, Andi e ka "parkuar" Tean dhe është e drejta e tij të dalë me vajzat e tjera dhe të njihet.

Pjesë nga biseda në studio:

Tea: Nuk më parkoi, ramë dakord. Ishim në një kompromis.

Ana: "Ramë dakord", kur ti i thua një mashkulli ty të pëlqen apo s'të pëlqen, është diçka që është e faktuar. Ti i ke thënë Andit që ti mua më pëlqen për mashkullin ideal 70%, në momentin që ti e shpreh, nuk mund të dalësh dot me tjetër, kur këta nuk i njeh fare.

Tea: Për këtë kam ardhur këtu...

Ana: Po, por ti bëre një deklaratë shumë të madhe për Andin dhe ai ra dakord me ty. Unë të isha si Andi, nëse do kisha një pëlqim vërtetë real për ty, unë absolutisht që do vazhdoja me ty.

Ndoshta ti e ke pëlqyer Andin vërtetë, ai ka dashur të njohë vajza tjera.

Tea: Unë e kam hedhur si ide e para, para Andit. Ishte kompromis mes nesh, sepse ne bëmë ato takime, e njohëm deri diku njëri-tjetrin dhe që ta kuptonim se ç'kishim ne të dy bashkë, duhej ta shikonim veten dhe në raport me të tjerë.

Ana: Pse jashtë ti kështu bën?

Tea: Jo, se këtu nuk jemi jashtë.

Ana: Po dhe këtu është diçka reale o Tea! Të pëlqen një mashkull aq shumë, shkon del me tjetrin?

Tea: Po kush tha që më pëlqeu aq shumë?

Ana: E the ti

Tea: Unë thashë se më pëlqen se po të mos më pëlqente nuk dal fare në takim me të.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)

Më të lexuarat