BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Gossip

"Po e them si lajm ekskluziv"/ Moderatori i njohur i zbulon sekretin Mariza Ikonomit: Do martohet shumë shpejt

"Po e them si lajm ekskluziv"/ Moderatori i njohur i zbulon sekretin

Vetëm pak ditë më parë këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi zbuloi se është në një lidhje dashurie dhe duket se së shpejti do kemi dasmë.

Të paktën kështu ka deklaruar një nga miqtë e Marizës, moderatori Ermal Peçi. Në një intervistë për ‘Top Albania Radio’, ai tha se shumë shpejt këngëtarja do kurorëzojë dashurinë e saj.  “I kam thënë ‘Martohu’ dhe po e them si lajm ekskluziv se Mariza do martohet shumë shpejt. Është e vetmja gjë që i kemi kërkuar publikisht dhe e ka ndarë mendjen.” -u shpreh Ermali pa zbuluar më shumë detaje.

Ndonëse ka shumë vite që është pjesë e botës së muzikës dhe jetës publike, këngëtarja e ka ruajtur gjithnjë me fanatizëm jetën e saj personale. Megjithatë, ajo ka folur si rrallëherë për jetën sentimentale së fundmi duke zbuluar se është e dashuruar.

E ftuar te “Rudina”, Mariza tha që “tani do ta pranoj, s’kam ç’të bëj”.

“Në fakt, dua të them shumë, por është bekim kur je e rrethuar nga dashuria. Dje e kam ndier veten të rrethuar nga dashuria 100 për qind” – tha këngëtarja pa e zbuluar identitetin e partnerit të saj. Natyrisht, ai ishte i pranishëm në prezantimin e klipit të saj të fundit: “Ishte prezent, nëpër cepat e telajos, në çdo cep të telajos”, – shtoi ajo, sërish e rezervuar për të zbuluar më shumë.

Mariza tha se partneri i saj është artist në shpirt, por nuk merret me art. “Ka shije artistike shumë të mirë, por nuk është u fushës artistike, megjithatë është kritik mjaft i mirë.” E pyetur se si janë njohur, Mariza nuk foli gjatë, por tha se ishte koha e duhur: “Ka qenë një mbrëmje mes yjeve, mes hënës, në plazh. Kanë qenë të gjitha kushtet për të rënë në dashuri”.

Planet për fëmijë? “Unë, në fakt, ndoshta edhe për shkak të këtij instinktit të mëmësisë, kam dashur gjithmonë vajzat. Patjetër, edhe djemtë, por nuk e di pse, ngaqë jemi familje gocash. Por edhe kur ka ardhur nipi pastaj, e ndryshoi komplet. Patjetër që më pëlqen, familja është e shenjtë, e shtrenjtë dhe është ndryshe të flasësh, por kur ke vajzë, është e konkretizuar dhe të duket ndryshe.”