BREAKING NEWS

Rama kopsit listën e kandidatëve, deputetët paralajmërohen në mbledhje grupi për spastrime, kryeministri i pakënaqur me shumë emra

Rama kopsit listën e kandidatëve, deputetët paralajmërohen
x

Bota

Po kryen miliona testime, e pabesueshme sa raste me koronavirus ka pasur Kina këtë javë

Po kryen miliona testime, e pabesueshme sa raste me koronavirus ka pasur Kina

Autoritetet kineze të shëndetësisë kanë nisur të testojnë miliona persona, ndërsa kanë rritur edhe masat duke mbyllur edhe shkollat pasi disa raste me koronavirus janë zbuluar ditët e fundit në tre qytete.

Masat e reja janë duke u aplikuar në Tianjin, Shanghai dhe Manzhouli, ndërsa në 24 orët e fundit u raportuan dy raste të reja, duke e çuar në 14 numrin e të infektuarve që nga java e kaluar. Kina kishte vënën nën kontroll pandeminë, por rastet e reja dhe stina e dimrit kanë rikthyer frikën e shtimit të rasteve.

Deri tani, Kina ka regjistruar 86442 të infektuar në total, nga të cilët kanë humbur jetën 4634 persona, që nga zbulimi i virusit në qytetin e Wuhan-it.

Mbrëmjen e së dielës, të gjithë punonjësit e aeroportit në Pudong, 17719 persona, u testuan për koronavirus. Ndërkohë, në rrjetet sociale u shpërndanë pamje me skena kaotike në aeroport, ndërsa punonjësit prisnin radhën për të bërë tamponin.

Më të lexuarat