Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë Ramës dhe Bashës: Ju jeni pala përgjegjëse, mos harroni marrëveshjen e ...

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë
x

Gossip

“Po kthehem pa mall dhe pa dëshirë”, Olsi Bylyku flet për rikthimin në Klanifornia

“Po kthehem pa mall dhe pa dëshirë”, Olsi Bylyku flet

Pandemia e COVID-19 ka ndikuar në jetën e gjithsecilit dhe po ashtu edhe në eventet ku ka grumbullime. Ose janë anuluar ose janë zhvilluar pa publik dhe kështu do vazhdojnë të realizohen për një periudhë të papërcaktuar kohore.

Sonte rikthehet në ekranin e Tv Klan emisioni i humorit “Klanifornia” dhe për këtë ka reaguar një nga aktorët, Olsi Bylyku, i cili shprehet se shfaqje të tilla pa publikun janë thuajse të pamundura. Aktori jeton për publikun dhe emocionet që merr në skenë, por në kushtet e pandemisë është e pamundur.

“C’te sheroj 1 doktor nese nuk ka paciente
c’te edukoje 1 mesues nese nuk ka nxenes
C’te performoje 1 aktor nese nuk ka publik.
Miq , sonte rikthehet Klanifornia. Dhe kete sezon sipas rregullave eshte e pamundur qe te kete publik ne salle.Hera e pare qe kthehem ne pune pa energji , pa mall & pa deshire.Ndoshta nuk me lejohet te shprehem ne menyre te tille por per ate Zot Me mungoni shume , me mungojn duartrokitjet , me mungojne te qeshurat e verteta , me mungon emocioni , me mungon frymezimi , me mungon komunikimi sy me sy me te gjithe ju qe vinit cdo jave duke na ndjekur. sikur te kisha “luksin” te mos punoja per te jetuar nuk do pranoja kurre te performoja deri sa te rikthehej normalitet , packa se harmonia me koleget dhe stafin e Klanifornias na e ben me te lehte punen dhe energjine per te prodhuar humor per ju! ME MUNGONI SHUME PUBLIK “- ka shkruar Olsi në postimin e tij në Instagram.