
“Kemi gati listën e kandidatëve për deputet”, Taulant Balla zbardh vendimet e rëndësishme që u diskutuan sot në mbledhjen me dyer të mbyllura të PS

“Po më afrohet dhe mua”, Arjan Çani i mërzitur tregon dy lajmet që e tronditën: Më la pa fjalë dhe pa frymë

Shkruar nga SOT.COM.AL 4 Dhjetor 2020

I mërzitur u shpreh Arian Çani gjatë emisionit të sotëm për ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist Marko Bello prej koronavirusit. Madje gazetari i njohur në shenjë homazhi vendosi një intervistë që ka zhvilluar me ish-ministrin e ndjerë 11 vite më përpara në “Zonë e Lirë”. Edhe javën e kaluar, Çani u shpreh i trishtuar për ndarjen nga jeta për shkak të Covid të një miku të tij.
“Ne po buzëqeshim këtu, por ndërkohë njerëz po vdesin dhe njerëz që i njohim. Sigurisht për të qenë i sinqertë deri në fund nuk na vjen keq për të gjithë njerëzit që vdesin sepse shumicën nuk i njohim, por kur na vdesin njerëz që i njohim dhe që i kemi njohur nga afër, atëherë të them të drejtën bëhemi keq. Unë javën e kaluar unë u mërzita shumë sepse më vdiq një njeriu im shumë i afërt, një mik mbi të gjitha, edhe pse e shija më rrallë, Arjan Uçi. Dukej çun i ri komplet. Vdiq i shkreti. Kishte një sëmundje, e kaloi atë, por e palosi Covid-i dhe iku në atë botë në moshën 60 vjeç. Më la pa fjalë dhe më la pa frymë Curi. Ndërkohë s’kalon një javë, hap televizorin në mëngjes dhe shoh, mos thashë mos. Tjetri 59 vjeç. Me siguri e keni marr vesh, Marko Bello, nga socialistët më të ndershëm, ministër, deputet, një personazh i paparë që unë sot dua të mbaj disa çaste heshtje por jo duke mbajtur këtë heshtjen tradicionale që rri pa folur, por thjesht për të kujtuar që në 2009 ai ka qenë në emisionin tim. Që i bie 11 vjet më përpara. E di si u bëra, u bëra keq. Unë dilja vrapoja në Himarë, ai bënte ecje, kur e pashë sot… Asnjë sëmundje, iku në Turqi nuk e përballoi dot. Thashë me vete, po më afrohet mua, por duhet përballuar me gëzim dhe vdekja. I paharruar qoftë kujtimi i Markos, mikut tonë të vjetër i cili nuk është më. I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së tij”, tha Çani për Zonë e Lirë.
Më të lexuarat


Fitoi festivalin, Anxhela Peristeri u përball me një lumë komentesh negative nga kolegët, flet për herë të parë

Pak ditë më parë bëri bujë intervista e tij/ "Si ata qentë e tërbuar me dhëmbët e skërmitur që kur i hedh prenë...", Redon Makashi shpërthen i revoltuar dhe iu përgjigjet “njerëzve me djallin në bark”: Mes vrerit e helmit …

Shkaktoi bujë të madhe me gjuhën seksiste që përdori ndaj konkurrentes, reagon për herë të parë Albi Nako: Ishte e stisur! Unë e futa në emision, kemi 20 vite që...

Djali i Ardit Gjebreas i dha fund fejesës dhe u lidh me Vildane Zenelin? Joni reagon për herë të parë dhe sqaron si është e vërteta

Prej disa vitesh në Top Channel, moderatorja e njohur merr vendimin që nuk pritej, largohet nga “E Diell”: Faleminderit të gjithë bashkëpunëtorëve

Albi Nako e ofendoi në mes të emisionit, konkurrentja i befason të gjithë me reagimin e saj: Ne njihemi prej 20 vitesh! Gjithçka ishte e ...

Shqipja publikoi foto që Bearti dhe Tea po dilnin së bashku nga një hotel, konkurrenti i nxjerr Andit imazhin që nuk do donte: Para kamerës si burrë, jashtë kamerës si...

“Më mirë martohu, bëj fëmijë”/ Moderatorja e njohur shqiptare i kthehet keq Albi Nakos dhe nuk i lë gjë pa thënë: Turp!

“Më mirë martohu dhe bëj fëmijë”/ U ‘kryqëzua’ pse heshti pas deklaratës së bujshme të Albi Nakos, del me reagimin e fortë moderatorja e Top Channel

Tea doli çift me Andin nga ‘Përputhen’, Shqipja nuk ndalet dhe i plas një tjetër ‘bombë’, i nxjerr foto duke dalë nga hoteli me personazhin e njohur
