Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Postoi foton e dy femrave me bikini, Ermal Mamaqi kryqëzohet nga fansat: “Nuk janë si puna jote!”

Postuar: 06/12/2018 - 14:58

Ermal Mamaqi është vënë sërish në qendër të kritikave për seksizëm, pasi ka publikuar një foto të dy femrave me bikini, të realizuar në Florida.

“Unë po prisja të shikoja ato vajzat me patina që kemi parë në filma. U zhgënjeva. Këto nuk kishin patina”, shkroi Ermali bashkëngjitur fotos.

Kjo deklaratë e tij ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit të cilët i shkruajnë Ermalit se nuk ka të drejtë të publikojë foton me bikini të ndonjë femre në profilin e tij publik në Instagram.

“Nuk është as për të qeshur. Nuk janë gjykues si puna jote atje. Kështu është kur vete shqiptari jashtë, i duket vetja perfekt”, i shkruan një komentuese.

Shumë ndjekëse femra e kanë marrë për ofendim deklaratën e tij referuar dy grave që janë me disa kilogramë më shumë:

“Sido që ta kenë trupin nuk ke asnjë të drejtë të ofendosh një femër në këtë mënyrë”, i shkruan një tjetër.

Të tjerë komentues kanë kujtuar edhe rastin e të dashurës së blogerit Nas Daily, e cila qau në emision pasi u ndje e ofenduar nga pyetja e Kejvinës:

“Ermal kjo është shumë ofenduese dhe pastaj pyet se çfarë i thamë ne asaj që qau, e shumë nga këto gjërat që bën ti. Kjo është shaka pa kripë fare. Nëse kërkon femra mbi patina, hip Amin dhe bëji një foto. Nuk është për të qeshur”.

Ermali nuk ka reaguar aspak ndaj këtyre komenteve të drejtpërdrejta. Na mbetet të presim për të parë se cila do të jetë përgjigja e tij.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 19:34

Xhensila Myrtezaj ka publikuar pak minuta më parë një foto krah Pirro Çakos.

Postuar: 10/12/2018 - 19:34

Reperi i njohur ndërkombëtar po përballet me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Postuar: 10/12/2018 - 19:16

Super-modelja ruse po njihet së fundmi për kapacitetet e saj të shumëfishta si aftësia për të v

Postuar: 10/12/2018 - 18:55

Ata janë një nga çiftet më të famshëm e të dashur në vendin tonë dhe Turqi gjithashtu.

Postuar: 10/12/2018 - 18:25

E gjtihë vëmendja ka qenë tek "Kënga Magjike" dhe këngëtarët që morën pjesë këto ditë.G

Postuar: 10/12/2018 - 18:19

Ronela Hajati është një nga këngëtaret shqiptare që publiku e do për stilin e saj të veçantë.

Postuar: 10/12/2018 - 17:58

Këngëtari i njohur shqiptar Ermal Meta do të jetë mysafir special i edicionit të 57-të të Festiva