
Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

'Plas' në veri të Kosovës, raportohet për të shtëna me armë, dalin me shpejtësi detajet e minutave të fundit

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare këngëtares Dua Lipa

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Nëntor 2022

Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj i dha shtetësinë shqiptare Dua Lipës, këngëtares me origjinë shqiptare, të famshme tashmë në të gjithë botën.
Presidenti Begaj priti sot artisten e mirënjohur dhe vlerësoi talentin e saj, shpirtin artistik si dhe angazhimin e saj në mbështetje të kauzave sociale.
“Është kënaqësi e veçantë që sot presim artisten e madhe Dua Lipa. Them artiste e madhe, por ajo është edhe një vajzë e thjeshtë, që krenarinë më të madhe na e ka dhënë ne, Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ka shqiptarë nëpër botë. Rinia shqiptare ju ka shembull dhe ju keni treguar se ëndrrat arrihen duke punuar gjithnjë e më shumë. Ti i ke bërë të gjithë shqiptarët bashkë! Ndaj kam kënaqësinë t’ju jap shtetësinë shqiptare”, u shpreh Presidenti Begaj.
Një yll i muzikës botërore tashmë, Dua Lipa lindi në Londër në 22 gusht 1995 në një familje shqiptare nga Kosova. Ajo u shkollua mes Londrës dhe Prishtinës, ku familja e saj u vendos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Talenti i lindur dhe përkushtimi për botën e muzikës dhe artit e ndihmoi të ngjiste me guxim dhe vendosmëri shkallët e karrierës artistike që në moshë të re.
Tashmë ajo numëron shumë çmime e vlerësime për kontributin e saj në muzikë dhe art, përfshi këtu edhe tre çmime Grammy.
Ndjeshmëria e saj për çështjet sociale në vende të ndryshme të botës e ka angazhuar Dua Lipën pranë UNICEF-it, në mbështetje të fushatave për të drejtat e fëmijëve.
Pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 në Shqipëri, Lipa u kërkoi adhuruesve të saj mbështetje dhe donacione si dhe organizoi një fushatë të mbledhjeve të fondeve bashkë me stilistë shqiptarë, të ardhurat e të cilës shkuan për familjet e viktimave të tërmetit.
Më të lexuarat


‘Fenomeni’ Luiz Ejlli në formacionin më të mirë në futbollin shqiptar, Altin Lala bën batutën EPIKE

Aktorja e njohur shpenzon shumën 'marramendëse' për një sesion fotografik (Foto)

“Janë disa gjëra që na vrasin”, banori i Big Brother rrëfen historinë e trishtë: U bë një kohë që unë nuk flas me babain

“Topi i Artë” vishet “bardheblu”, ky është futbollisti shqiptar që shpallet lojtari më i mirë i vitit 2022

Çfarë ndodhi mes tyre? Luizi "detyron" Armaldon të hidhet në pishinë, Maestro nuk "pyet" as për të ftohtin (VIDEO)

Moderatori i njohur i Top Channel befason me deklaratën e tij: Butrint Imeri është zero me xhufkë, Luizi i ha për mëngjes!

Prisni pak, mos ndodhi puthja e “shumëpritur” mes Kiarës dhe Luizit? Pamjet e fundit po bëjnë 'namin' në rrjet (VIDEO)

Xhoni pëlqen Diolën? Olta dhe Armaldo i zbulojnë "sekretin": Ka eksperienca me mosha më të mëdha (Video)

Po qarkullon me shpejtësi në rrjet/ “Kur të shkosh te K dil vet”, batuta e Luiz Ejllit lë pa fjalë Edi Ramën (FOTO)

"E bëra për hir të..."/ Pasi degradoi sherri mes tyre, Olta zbulon pse u pajtua me Efin (Video)
