BREAKING NEWS

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që aplikon ushtria amerikane për të zbular personat e infektuar nga COVID-19

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që
x

Gossip

Prezantonte lajmet pa reçipeta, rrëfehet spikerja e “Zjarr TV”: Dola në ekran tapë dhe ...

Prezantonte lajmet pa reçipeta, rrëfehet spikerja e “Zjarr

Enki Braçaj spikerja e “Zjarr TV” e ftuar në emisionin “ThumbON” ka treguar si ka nisur tek “Zjarr TV” dhe sa të vështirë e ka patur në fillimet e saj.

Pjesë nga intervista:

Fatma Haxhiualiu: Ty kur t’u propozua ky për të qenë spikere e “Zjarr TV”?

Enki Braçaj: Më tha një miku im që kërkonin spiker lajmesh, kam shkuar me një këmishë shumë të mbyllur, me pantallona me bel të lartë, super serioze dhe si një gocë e mirë që jam në përgjithësi edhe ma japin ta shoh si ide. Më japin një xhaket, e heq atë që kisha veshur dhe vesh këtë tjetrën. Në video ma kishin treguar që kështu do dalësh, por ideja që unë pashë vetëm xhaketën dhe thashë është një e çmendur që del, pse e lojtur jam unë?! Mendova se kishte dalë vetë ashtu. Dal un si vajzë e bukur dhe më thanë jo do e heqësh dhe këmishën.  Shiko edhe unë do e kisha paragjykuar veten time sa të duash.

Fatma Haxhialiu: Çfarë ndjeve në atë moment?

Enki Braçaj: Shumë emocione. Kur kam dalë në puntatën e parë, kam qenë tapë. Kam qenë tapë sepse nuk e përballoja dot në mënyrë absolute, fare fare. Gjatë gjithë kohës ne bënim prova për spikerim, si të flasim si të rrimë, por nuk bënim kurrë prova me xhaketë sepse unë e kisha shumë kompleks. 

Puntata e parë nuk e besoj se është më sepse përtej pjesës që unë kam qenë tapë, kam kërkuar ta fshinin sepse kam qenë shumë e kuqe në fytyrë. Me këtë mentalitet shqiptar nuk është e thjeshtë. Pas kësaj unë kam dashur ta lë menjëherë punën dhe kam kaluar një mini depresion nga reagimet e njerëzve që mora mbrapa.