BREAKING NEWS

Pas skandalit të 'Fake News'-i i porositur nga këshilltari i Metës, reagon menjëherë Rama, ia numëron një nga një Presidentit: Më e neveritshmja është që plehrat i'u hodhën në fytyrë...

Pas skandalit të 'Fake News'-i i porositur nga këshilltari
x

Gossip

Prezantuesi i njohur ia hedh koronavirusit, jep një mesazh shprese pas humbjes së madhe

Prezantuesi i njohur italian Piero Chiambretti është shëruar nga koronavirusi. Ai u sëmur njëkohësisht me të ëmën, por fatkeqësisht ajo s’ia doli dot. Pas një periudhë disaditore në karantinë drejtuesi i “La repubblica delle donne”, shkroi: “Dy tamponë më kanë dalë negativë”. Ai tashmë ka dalë nga spitali në Torino, ku ishte shtruar më 16 mars.

Prezantuesi i njohur ia hedh koronavirusit, jep një mesazh shprese pas

Chiambretti rezultoi pozitiv me Covid dhe pas dy javësh të gjata lufte kundër virusit më në fund është kthyer në shtëpi. Tani e pret periudha e konvaleshencës.

“Falënderoj me gjithë zemër personelin mjekësor të Urgjencës dhe të spitalit “Mauriziano” që më asistuan dhe më kuruan me tepër profesionalizëm, pasion dhe humanitet të lartë në këto ditë të gjata sëmundjeje dhe rëndese të madhe psikologjike. Jam shëruar”, -thuhet në mesazhin e prezantuesit.

Më të lexuarat