BREAKING NEWS

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun e Dibrës

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun
x

Gossip

Prezantuesi i njohur infektohet nga koronavirusi, jep lajmin dhe zbulon gjendjen e tij shëndetësore: Qëndroni në shtëpi dhe kujdesuni për veten tuaj!

Prezantuesi i njohur infektohet nga koronavirusi, jep lajmin dhe zbulon gjendjen

Përhapja e koronavirusit vazhdon me ritme mjaft të shpejta në vende të ndryshme të botës, duke mos kursyer as personazhe të njohura të ekranit, sportit, apo dhe botës së artit.

Së fundmi edhe prezantuesi i njohur amerikan, Andy Cohen përmes një postimi në Instagram njoftoi se ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

“Pas disa ditësh vetëkarantinim dhe duke mos u ndier mirë, unë kam rezultuar pozitiv me coronavirus. Tani do të përqendrohem të bëhem më mirë. Dua të falënderoj të gjithë profesionistët mjekësorë, që punojnë pa u lodhur për të gjithë ne dhe i bëj thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për veten e tyre”.

Cohen është drejtues i programit “Watch What Happens Live” dhe babai i djalit 1-vjeçar, Benjamin.