BREAKING NEWS

Autoritetet italiane tregojnë çfarë pritet: Lufta nuk është fituar ende, nuk ka kthim në normalitet. Komisioneri i emergjencës shëndetësore tregon se vendi do të dalë nga kjo dramë vetëm nëse...

Autoritetet italiane tregojnë çfarë pritet: Lufta nuk
x

Gossip

Prezantuesja e njohur vrau veten ditën e Shën Valentinit, televizioni ku ajo punonte bën gjestin domethënës për të

Prezantuesja e njohur vrau veten ditën e Shën Valentinit, televizioni

Prezantuesja e njohur e emisionit britanik “Love Island”, Caroline Flack, u gjend e vdekur në apartamentin e saj në Londër, ditën e Shën Valentinit.

Për arsye të paditura, Flack i dha fund jetës së saj megjithëse në kërkimet e para rezultoi se s’kishte asnjë problem me partnerin apo dikë tjetër.

Madje, i dashuri e kishte uruar prezantuesen ditën e Shën Valentinit, duke i shprehur dashurinë në një urim publik.

Vdekja e prezantueses pikëlloi publikun dhe në nder të saj, televizioni britanik “ITV” ka ndryshuar programacionin e tij.

Programi që Caroline prezantonte, “Love Island”, u vendos të mos transmetohej si gjithmonë të dielën, por të shtyhej për një ditë më vonë (sot).

Episodi i ri i këtij programi do t’i dedikohet i gjithi prezantueses së njohur që humbi jetën më 14 shkurt.

Prezantuesja e njohur vrau veten ditën e Shën Valentinit, televizioni