BREAKING NEWS

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e prokurori”, gazetari Artan Hoxha tregon prapaskenat dhe çfarë u fsheh: Bosët e krimit janë sinjalizuar që mos të jenë në banesat e tyre

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e
x
BREAKING NEWS

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga miku i tij i ngushtë dhe borxhi me shuma marramendëse i pashlyer: Gjithçka ndodhi për një vajzë. Zbardhen detajet e rënda për vrasjen e bujshme

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga
x
BREAKING NEWS

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me rrëfimin e tij për avokatin e njohur të vendit tonë, tregon planin e frikshëm që i kishte përgatitur partneres: Na dha 120 mijë euro t’i vrisnim ish gruan

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me
x
BREAKING NEWS

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe tregon çfarë pritet

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja
x
BREAKING NEWS

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

“Ata që s’janë kapur janë emrat më
x
BREAKING NEWS

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin
x

Politike

“Prokuroria duhet të kishte trokitur në derën e Ilir Metës me pranga në duar pas...”, Frrok Çupi paralajmëron zhvillime të bujshme, zbërthen ‘lojën’ e Yuri Kim dhe tregon çfarë i pret Berishën e Metën

“Prokuroria duhet të kishte trokitur në derën e Ilir

Analisti i njohur Frrok Çupi ka komentuar zhvillimet e fundit në politikën shqiptare. Çupi tha se Prokuroria duhet të kishte trokitur në derën e Ilir Metës me pranga në duar pas deklaratave të këtij të fundit ku tha se dekretin për shtyrjen e datës ‘ia kishte kërkuar kryetari i PD, Basha.

Postimi i Çupit

Amerika me këta, si elefanti me miun

Nga Frrok Çupi

Më në fund këta u dorëzuan, u dorëzuan duke u zbrazur nga përbrenda vetes. Kjo ishte e gjitha, madje më shumë se ajo çfarë pritën njerëzit; njerëzit prisnin sikur Amerika ‘do t’i marrë për veshi e në burg’. Ilir Meta, president i Republikës, dëshmoi mbrëmë në konferencën për mediat se ‘u shfry’ e nxori gjithë pisllëkun sikur ta kishte shtypur putra e madhe…

Ja kështu ka ndodhur me këta: Amerika luajti si elefanti me miun dhe këta ja ku janë. Në një të folme të përditshme thuhet ‘si macja me miun’ por në rastin tonë këtë sugjestion e kishin Meta, Berisha &Co, këta e kishin mendjen sikur Amerika do të ishte ‘e vogël sa një mace’.

‘Loja’ më e fundit:

Yuri Kim, ambasadore e Shteteve të Bashkuara, dje përshëndeti nga Tropoja dhe deklaroi se ‘këtu në këto male ndihem në shtëpinë time’. Shtoi edhe se në Tropojë do të festojë Festën  amerikane të  Falënderimeve!. Vetëm dy ditë para se dje, malësori tropojas Berishë, i shpallur ‘i papranueshëm’ nga Shtetet e Bashkuara, që nga një hotel në Tiranë kërcënoi fuqinë e madhe botërore se ‘do ta përzë, nuk do të shkelin më në shtëpinë time’. Si në lojën me ‘kuka- fshehtas’, ai tha drejtpërdrejt kështu: ‘Zonja ambasadore e Amerikës nuk do të lejohet të shkelë në zyrën time si kryeministër’. Por Amerika është më e madhe se macja e përfytyrimit të Berishës. Zonja Kim zhvilloi të njëjtën simbolikë: U ngjit në malet ku është rritur Berisha dhe tha se ‘këtu ndihem si në shtëpi’. Vendlindja e Sali Berishës, natyrshëm është toka mikpritëse për aleatët perëndimorë, e sidomos për Shtetet e Bashkuara. Zonja Yuri Kim, e dërguar e qeverisë  amerikane, iu përgjigj edhe aleatëve të Sali Berishës, që tani, të fshehur pas maskës demokratike, janë grumbulluar rreth antiamerikanizmit. Këta janë ose në foltore, ose rreth saj, ose më larg e të maskuar. Por ambasadorja e Amerikës, me një ‘lëvizje gishti’, i zhbëri.

Më në fund kjo ishte më e thjeshta në sjelljet simbolike të diplomacisë amerikane për neutralizimin e zyrtarëve të lartë që kanë ushtruar dhunë dhe korrupsion mbi publikun shqiptar.

Ditën që do të paraqiten para Drejtësisë për krimet e kryera, këta do të peshojnë njëqind herë më pak se peshat që ngrinte Ilir Meta kur ishte në këtë lloj sporti; ose sa një pupël në krahasim kur ishin në pushtet. Atë ditë do të jenë zbrazur nga hija e shpatës së madhe që i imponuan popullit sa kohë ndodheshin në piramidën e shtetit.

Nuk bëhet më si në epokën e sovjetizmit, kur urdhëronte Stalini. Siç edhe shpresojnë njerëzit e lodhur nga krimi, se një ditë  Amerika ‘do t’i marrë këta për veshi e në burg’, kjo nuk funksionon. Këta dorëzohen vetë. Ilir Meta, president i Republikës, dëshmoi mbrëmë në konferencën për mediat se ‘u shfry’ dhe nxori gjithë pisllëkun sikur ta kishte shtypur putra e madhe…

Çfarë krimi nxori mbrëmë presidenti Meta?

Presidenti tha se vetë, me dashje, kishte kryer një krim kushtetues ndaj të drejtës së popullit për të votuar. Ai tha se dekretin për shtyrjen e datës ‘ia kishte kërkuar kryetari i PD, Basha’. Dhe Meta e shtyu. Do të thotë se presidenti i lëshon dekretet e bllokimit të shtetit sa herë ia kërkon një ‘klient’. Prokuroria, dje në mbrëmje, duhej të kishte trokitur në derën e Ilir Metës me pranga në duar, për një krim kushtetues të deklaruar në flagrancë. Por jo se këtë e bëri Amerika. Autorët e aktit vijnë në vendin e krimit, padyshim.

Amerika ka kryer vetëm një lëvizje të putrës ndaj ‘miut’. Vite e vite të tërë gjatë të cilëve zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar ‘i erdhën hakut’ popullit të tyre- aleat me Amerikën, aleati i madh bëri shfryrjen më të vogël të ‘kafshës’ bezdisëse. Këta as mund të vrisnin më njeri, as mund të urdhëronin zhdukje në masë, as mund të ushtronin korrupsionin e rëndësishëm- siç kishin bërë deri në atë moment. Amerika, në 19 maj 2021, i hoqi valvulën Berishës- ish president e ish kryeministër, i fiksuar me vjedhjen, korrupsionin e krimin kundër demokracisë dhe individit. Në 9 shtator PD e përjashtoi nga Parlamenti… Pritet që të thërriten nga Drejtësia pjesëtarët e familjes së tij… Shikojeni tani në ç’derexhe është katandisur. Ka dalë rrugëve, mbledh milet pa dallim- pijanecë, të metë, rapsodë, të burgosur, hajdutë.., ça të jenë; dhe bën ushtri ‘demokratikase’ anti- amerikane. Shpif, sajon, gënjen, bën grimasat e idiotit, thotë budallallëqe…., aq sa tani të vjen keq për të. Edhe sikur të vijnë një ditë ata të Prokurorisë, nëse vijnë për këtë e jo familjen, ti dhe unë do të pëshpëritnim: ‘po lëre dreqin, a s’e shikoni ku është katandisur!’.

Këta shfryhen para se elefanti të vërë putrën e tij; madje as është më e nevojshme./ Fjala.al

 

Më të lexuarat