BREAKING NEWS

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku plas dokumentet ‘bombë’: Del vendimi i gjykatës dhe urdhri për asgjësimin e CD-ve

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku
x
BREAKING NEWS

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i policisë në Mitrovicë

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i
x
BREAKING NEWS

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu i ISSH del me njoftimin e rëndësishëm

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu
x
BREAKING NEWS

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos udhëtimet e Arben Ahmetajt: 1600 euro për dy netë

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos
x
BREAKING NEWS

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do shiten nafta, benzina e gazi

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Nazarko plas deklaratën 'bombë': Skenar i shërbimeve sekrete të vendeve armiqësore

Sulmi ndaj Berishës, Nazarko plas deklaratën 'bombë':
x
BREAKING NEWS

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut. Nafta rrënon dollarin në tregjet ndërkombëtare

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut.
x
BREAKING NEWS

Alarm për bombë tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë, panik tek punonjësit e zyrave

Alarm për bombë tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në
x

Gossip

Puthjen në buzë me modelen italiane 'trazoi' rrjetin, Beniada zbulon gjithçka çfarë ndodhi: Gjërat ndryshojnë kur fiken kamerat

Puthjen në buzë me modelen italiane 'trazoi' rrjetin,

Beniada Nishani ishte në ‘Festivalin e 79-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia’, mes personazheve më të njohur botëror, duke nisur nga ish-zonja e parë e Amerikës, Hillary Clinton, partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, Harry Styles, Olivia Wilde, Timothée Chalamet, e shumë figura të shquara të Hollywood.

Modelja ka qenë në promovimit e filmit “Don’t worry, Darling” që ka si aktor kryesor Harry Styles dhe regjisore partneren e tij Olivia Wilde. Beniada kishte veshur një fustan të zi të gjatë, stil bust dhe me një të çarë në njërën këmbë, me sandale të zeza, mbante një varse gjithashtu të zezë. dhe me flokët i kishte stiluar me onde, teksa ka bërë një makeup natyral duke vendosur ngjyrat e tokës.

Duke folur për këtë eksperiencë ditën e sotme në “Wake Up” Beniada tha se ishte e gjitha një surprizë. 

“Agjencitë vit për vit ftojnë disa modele për të marrë pjesë në “Festivalin e Filmit në Venecia”. Unë kam qenë tek “Don’t worry darling”. Ishte surprizë, nuk e prisja. Isha bërë gati për të ikur me pushime. Dhe papritur më thanë që je e ftuar.”

Mirëpo, këto ditë mori vëmendje një foto e saj ku shihej duke u puthur në buzë me një modele dhe DJ italiane. Gjë për të cilë ajo tha se ka ndodhur vitin e shkuar por u bë virale këtë vit. 

“Puthja ishte diçka shumë spontane. Se po të jetë për shoë unë nuk i përballoj dot këto gjëra. Ka qenë një foto e vitit të kaluar. Por u bë virale këtë vit. Gloria është shumë e famshme në Itali.

Fotografët bërtitën: “Beniada, Gloria puthuni” dhe ne u puthëm.”-u shpreh Beniada.