BREAKING NEWS

Shkon në 197 numri i personave të prekur, vetëm 11 raste të reja me koronavirus për 24 orë

Shkon në 197 numri i personave të prekur, vetëm 11 raste të
x

Gossip

Prej një jave i shtruar në spital, koronavirusi i merr jetën yllit të muzikës

Prej një jave i shtruar në spital, koronavirusi i merr jetën

Koronavirusi po e zgjeron hartën e përhapjes gjithmonë e më shumë dhe jo të paktë janë edhe personat që kanë humbur jetën.

Një nga muzikantët më të famshëm të Afrikës, saksofonisti Manu Dibango, ka ndërruar jetë pasi u infektua nga Covid-19.

Ai u infektua në Francë një javë më parë dhe për shkak të komplikacioneve nuk ka mundur të mposhtë dot virusin vdekjeprurës.

Prej një jave i shtruar në spital, koronavirusi i merr jetën

Ylli i muzikës Jazz ndërroi jetë në spital në moshën 86-vjeçare, pasi qëndroi për më shumë se 1 javë.

Në Francë numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm dhe gjendja është drejt përkeqësimit.

Deri më tani janë konfirmuar 19, 586 raste të infektuar dhe 860 persona kanë ndërruar jetë.

Karriera e saksofonistit filloi në vitet ’50 dhe ai u bë një muzikant i njohur në të gjithë botën. Muzika e tij ishte frymëzim për yjet e muzikës pop, duke filluar nga Michael Jackson te Rihanna.

Prej një jave i shtruar në spital, koronavirusi i merr jetën