Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Reagon Robert Aliaj pas deklaratës shokuese, ja pse e bëra

Postuar: 22/09/2018 - 15:35

Deklarata e Robert Aliaj në emisionin “Provokacija” ku tha se ishte përdhunuar nga një femër në moshën 16-vjeçare dhe kishte ndjerë kënaqësi bëri bujë në të gjitha portalet shqiptare ditën e sotme.

“Kam qënë i vogël dhe nuk kam bërë dashuri, por më ka përdhunuar një mami. Nuk ishte traumatike, më pëlqeu shumë, por më shkatërroi fare sepse bënte xhiro aq shumë sa më copëtoi fare. Isha 16 vjeç, unë e shijova, mbase edhe një femër kur përdhunohet e ka një moment kënaqësie”- deklaroi Aliaj në emision.

Fjalët e tij sigurisht ngjallën komente nga më të ndryshmet, prandaj Roberti vendosi të prononcohej për arsyen pse e tha këtë gjë.

“Mund të kesh 100 argumente interesante dhe të gjithave mediave te shitura t’ju interesoj vetëm një informacion pa vlerë, një provokim ironik për ta bërë lajm. Unë ja dhashë këtë kënaqësi me qëllim: E para meqë e kuptova që po kërkohej një lajm dhe mua më pëlqen të eksperimentoj qëllimisht që ata të bënin atë që prisja unë, ta nxirrnin nga konteksti dhe të tregoheshin keqdashës.
Dhe e dyta lëvizja “Me too Movement”, për të cilët kam rezerva për celebritetet që pretendonin majtas-djathtas se ishin përdhunuar mbasi kishin shkuar vetë për të përfituar ndonjë rol ose tjetër gjë, dhe pastaj u kujtuan mbas 20 – 30 vjetësh për arsye interesash të tjera, etj. Më tepër e bëra për ironi për arsyen e dytë. Dhe kështu u realizua Provokacija on Provokacija një provokim me shaka e transformuar në dramë. Sepse skandal do të thotë shikueshmëri dhe të gjithë po konkurrojnë për pjesën e luanit. Dhe njerëzve u serviren gjërat më pa vlerë. Mirëpo mua më intereson ky degradim, ky model gazetaresk i pështirë, në këtë demokracinë tonë të çoroditur nga krizat dhe ndërgjegja e korruptuar e një pjese. Më intereson ta provokoj interesin e tyre të veçantë për spekulimet, thashethemet, deformimet e informacionit, etj”, u shpreh ai për revistën“Class”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/10/2018 - 18:49

 E dashura e Stresit, Kejsi, ka reaguar për herë të parë  në lidhje me arrestimin e këngëtarit.Kejsi në një mesazh të gjatë në Instagram, i është përgjigjur një qytetari, i cili i shkruan pse e mbështet Stre

Postuar: 20/10/2018 - 18:44

 Ditën e sotme e ftuar në emisionin “Pop Culture” ishte këngëtarja e njohur Fifi

Postuar: 20/10/2018 - 17:36

 Këngëtarja Aurela Gaçe, pak ditë më parë ka festuar ditëlindjen në një festë që e bëri dhe

Postuar: 20/10/2018 - 16:31

Këngëtari i njohur shqiptar ka befauar me deklaratën e tij më të fundit.I ftuar në emisionin &ldq

Postuar: 20/10/2018 - 16:11

Moderatorja Luana Vjollca ka publikuar një video të pazakontë  në Instagramin e saj ku zbulo

Postuar: 20/10/2018 - 15:34

Pasi u konsiderua si “molla e sherrit” në ngjarjen që ndodhi në zonën e ish-Bllokut n

Postuar: 20/10/2018 - 14:14

Një ditë më parë, këngëtarja Enca Haxhia ka festuar ditëlindjen e saj të 23-të.