Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rihanna hedh hapat e para drejt politikës: Këngëtares i besohet një post i ri zyrtar

Postuar: 22/09/2018 - 11:12

Jo vetëm që ajo është një këngëtare, aktore dhe kreu i markës Fenty, e cila përfshin kozmetikë dhe të brendshme, por tani ylli është emëruar “Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë” në vendlindjen e saj, në Barbados.

Sipas një deklarate nga Zyra e Informacionit e Qeverisë së Barbados, pozicioni i jep asaj përgjegjësinë specifike për promovimin e arsimit, turizmit dhe investimeve për ishullin.

Superylli u bë një nga ambasadoret kulturore të Barbados në vitin 2008, duke bërë punë promocionale për ministrinë e saj të turizmit, por titulli i saj i ri vjen me përgjegjësi të zgjeruara.

“Fuqiplotë” është definuar si një person, veçanërisht një diplomat me fuqinë e plotë të veprimeve të pavarura në emër të qeverisë së tyre, zakonisht në një vend të huaj.

Kryeministrja e Barbados Mia Amor Mottley deklaroi se qeveria e saj u nderua që ishte në gjendje t’i jepte titullin një barbadiane të shquar, e cila ka kontribuar ndjeshëm në ngritjen e profilit të ishullit në të gjithë botën.

“Rihanna ka një dashuri të thellë për këtë vend dhe kjo është reflektuar në filantropinë e saj, veçanërisht në fushat e shëndetësisë dhe arsimit”- tha Mottley.

“Ajo gjithashtu ka demonstruar, përtej suksesit të saj si një ikonë pop, një ndjesi të madhe krijuese dhe zgjuarsi në biznes. Prandaj është e përshtatshme që ne të angazhohemi dhe ta fuqizojmë atë për të luajtur një rol më definues ndërsa punojmë për të transformuar Barbados” – shtoi kryeministrja.

Këngëtarja tha në një deklaratë se ajo nuk mund të ishte më krenare që mori një titull të tillë prestigjoz në vendin e origjinës.

“Çdo Barbadian do të duhet të luajë rolin e tij në këtë përpjekje të tanishme. Unë jam e gatshme dhe e emocionuar për të marrë përgjegjësinë”- tha Rihanna.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/02/2019 - 23:38

Mbrëmjen e kaluar në “Brit Awards” nuk u komentua vetëm Dua Lipa për pamjen rrëzëllitëse, por edhe babai i saj Dukagjin Lipa.Ky i fundit shpeshherë është cilësuar nga fansat e këngëtares si një mashkull sh

Postuar: 21/02/2019 - 20:59

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar.

Postuar: 21/02/2019 - 18:17

Trashëgimtarja e Karl Lagerfeld, themeluesit të Chanel, i bënte sot atij homazhet nga faqja zyr

Postuar: 21/02/2019 - 17:06

Klea Huta dhe Elgit Doda ishin të ftuar mbasditen e djeshme në emisionin ‘Rudina’.

Postuar: 21/02/2019 - 16:51

Ai është një ndër reperët shqiptar që ka arritur të bëhet shumë shpejtë pjesë e tregut muzikore s

Postuar: 20/02/2019 - 20:19

Nga momenti i parë që bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë, Klea Huta dhe Elgit Doda u shndër

Postuar: 20/02/2019 - 15:45

Prej disa kohësh është përfolur se gazetari i njohur italian, Vittorio Sgarbi ka një vajzë me një