BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Gossip

Rikthimi i Eneda Tarifës në Portokalli pas largimit të Xhemi Shehut, ky është aktori që mezi e kishte pritur këtë lëvizje (FOTO)

Rikthimi i Eneda Tarifës në Portokalli pas largimit të Xhemi

Këngëtarja Eneda Tarifa u rikthyer sërish në spektaklin e Portokallisë pas largimit të moderatores Xhemi Shehu. Një lajm ky që sot është konfirmuar zyrtarisht nga aktori Florian Binaj.

Binaj ai që ka publikuar një foto përkrah Enedës gjatë provave dhe e ka uruar këtë të fundit për rikthimin.

“Mirë se u ktheve”, ka shkruar Flori shoqëruar me figurën e një portokallieje.

Sezoni i ri i spektaklit të humorit është shoqëruar me lëvizje të shumta. Si fillim Xhemi Shehu pranoi se ishte larguar nga Portokallia dhe pas saj edhe aktoret, Renada Caci e Egla Ceno. U përfol se edhe Salsano Rrapi kishte hequr dorë, por ai e mohoi vetë këtë gjë, përmes një fotoje përkrah aktorit Erdit Asllanaj e duke etiketuar Portokallinë në Instagram.

Rikthimi i Eneda Tarifës në Portokalli pas largimit të Xhemi

Më të lexuarat