BREAKING NEWS

Ndërkombëtarët japin alarmin: Lidhjet me gjyqësorin po shpëtojnë politikanët nga burgu, Rama-Basha promovojnë vetëm besnikët, LSI parti familjare

Ndërkombëtarët japin alarmin: Lidhjet me gjyqësorin po
x

Gossip

Rrahu barbarisht të dashurën, gjykata merr vendimin për aktorin e njohur që tronditi mbarë opinionin me aktin e tij të rëndë

Rrahu barbarisht të dashurën, gjykata merr vendimin për aktorin e

Një ndër aktorët më të njohur në Turqi, Ozan Guven, është akuzuar se ka rrahur të dashurën e tij, Deniz Bulutsuz.

Mediat turke kanë publikuar fotot e të dashurës së aktorit, me sytë e nxirë, me shenja në duar dhe këmbë, me prerje nga xhamat dhe njërin sy me gjak. Sipas të dashurës së aktorit, dhuna ka ndodhur në shtëpinë e tij në Stamboll. Ajo ka deklaruar se e ka denoncuar aktorin i cili sipas saj e ka dhunuar për 1 orë.

Thuhet se gjithçka ka ndodhur pasi Deniz kishte përmendur ish-partnerin e saj.

Pas përballjes në gjykatë ditën e sotme, është marrë vendimi për aktorin e njohur turk.

Për 2 muaj, Guven e ka të ndaluar t’i afrohet partneres së tij. Aktori e ka kundërshtuar vendimin duke treguar edhe fotot ku sipas tij është goditur nga e dashura. Mirëpo gjykata ka refuzuar rishikimin e vendimit duke deklaruar se vendimi për aktorin është marrë në bazë të ligjit.

Guven u bë i njohur për publikun shqiptar prej rolit të “Rustem Pashait” në serialin “Sulejmani i madhërishëm”.

Rrahu barbarisht të dashurën, gjykata merr vendimin për aktorin e