Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rrëfehet miliarderja më e vogël në botë, tregon nga çfarë ka vuajtur: Jeta ime s’është ashtu siç duket në rrjetet sociale, u përballa me…

Postuar: 17/07/2019 - 10:09

Kylie Jenner është shpallur miliarderja më e vogël në botë dhe duke u nisur nga postimet e saj në rrjetet sociale ka një jetë për tu pasur zili. Dhe të gjithë ne do të donim ta jetonim atë jetë.

Por manjatja e kozmetikës na rikthen me këmbë në tokë duke thënë se jeta e saj nuk është ashtu siç duket në rrjetet sociale.

Biznesmenja në një postim në Instagram shprehet se ka qenë shumë e vështirë për të, që të rritej nën syrin e miliona njerëzve.

Kylie shtoi se ka vuajtur nga ankthi gjatë gjithë jetës por ka gjetur forcën për të ecur përpara.

Ndërsa ka edhe një mesazh për fansat.

“Jam krenar për veten, për zemrën time dhe për forcën time. Të rritesh me miliona sy që të shohin nuk është normale. Kam humbur shokë e shoqe gjatë rrugës dhe veten disa herë. Tatuazhi im i parë ishte ‘sanity’ për t’i kujtuar vetes çdo ditë për ta mbajtur (mendjen të shëndoshë)”. Kam vuajtur nga ankthi gjatë gjithë jetës sime si e rritur dhe pasi lindi foshnja u përballa me ulje-ngritje. Ndihesha sikur duhet ta rigjeja sërish veten. Mbajta shumë për vete, por thjesht dua ta ndaj me ju dhe t’ju them se jam njeri.

Jeta ime nuk është perfekte dhe ajo që shihni këtu në mediat sociale është vetëm sipërfaqja. Tregohu i butë me veten, ec para dhe harro. Të gjithë jemi të aftë për gjëra të mëdha, meritojmë dashuri, dhe na lejohet të shprehim vetveten. Bëj më shumë gjëra që të bëjnë të lumtur dhe mos kërko falje,”-shkroi 21-vjeçarja.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 21:50

Klaudia Pepa di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen.  Së fundmi ajo ka publikuar një foto si gjithmonë, ndryshe nga të tjerët ku duket një mashkull që e tërheq në rërë.

Postuar: 23/08/2019 - 21:31

Pas suksesit me filmin “2 gisht mjaltë”, aktori i humorit Ermal Mamaqi duket se nuk d

Postuar: 23/08/2019 - 15:23

Pas pushimeve në Mykonos me shoqërinë, nga ku postoi foto me rrobabanjo që tërhoqën shumë vëmendj

Postuar: 23/08/2019 - 14:35

Tanimë Kejvina Kthella është kthyer në një nga vajzat më të komentuara të showbizit dhe gjithmonë

Postuar: 23/08/2019 - 11:58

Moderatorja, Roza Lati dhe aktorja e humorit Anna Lika kanë treguar gjithmonë që kanë një marrëdh

Postuar: 23/08/2019 - 10:29

Avokatja Ardina Çapi, që kur nisi rrugëtimin e saj në politikë mori një vëmendje të madhe meidati

Postuar: 23/08/2019 - 10:18

Modelja shqiptare Emina Cunmulaj jeton prej kohësh në Amerikë së bashku me të shoqin Sam Nazarian