BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Gossip

Rrëfimi i trishtë/ Dy akte dashamirësie shpëtuan katër jetë! Historia rrëqethëse që ndryshoi rrënjësisht jetën e Ermal Metës

Rrëfimi i trishtë/ Dy akte dashamirësie shpëtuan katër

Në një monolog të realizuar për programin italian “Le Iene” Ermal Meta ka rrëfyer ardhjen e nënës së tij në Itali me pasaportë false.Në një rrëfim të gjatë ai tregoi si mirësia e dy të panjohurve i ndryshoi jetën familjes së tij.

“Ajo grua (nëna e tij) nuk i besonte askujt. Një ditë në rrugë i afrohet një i panjohur dhe i thotë se ka dëgjuar gjëra, gjëra të tmerrshme që do t’i ndodhin. Ajo frikësohet, por e beson. I panjohuri e këshillon të largohet, por ajo nuk di si ta bëjë. Ai ofrohet t’i paguajë një pasaportë të huajë gjermane. Ai nuk dëshiron asgjë në këmbim. I kërkon vetëm foto pasaporte. Kur ajo e pyet pse po e ndihmon, ai përgjigjet se nuk po e bën vetëm për atë, por edhe për fëmijët e saj.

Pas kësaj, gruaja i lë fëmijët me nënën e saj dhe merr tragetin që shpreson ta çojë drejt një jetë të panjohur, por më të mirë. Ajo kalon pa vështirësi kontrollet e policisë shqiptare dhe kështu rreth orës 07.00 të mëngjesit të ditës së nesërme anija në të cilën ndodhet hyn në portin e Brindizit.

Megjithatë, mbërritja në Itali do të ishte më komplekse se sa pritej. Në kontrolle, një oficer vë re atë pasaportë false: Ai duket se e kishte kuptuar tashmë. “Kjo pasaportë është e rreme, e di?” thotë me zë të ulët. “Po, e di”, pranon ajo. “Nuk mund të lë të kalosh, duhet të të kthej prapa”.

Gruaja qan duke u përpjekur të mos shihet nga të tjerët. Më pas nga çanta nxjerr një fotografi”: “Këta janë tre fëmijët e mi. Nëse kthehem nuk do të ketë të ardhme për ta”. Me të dëgjuar këtë, oficeri merr pasaportën e saj dhe e vulos.

“Ajo është e lirë të shkojë”. Ajo do të donte ta përqafonte, por nuk mundej. “Ik, dhe fat të mirë!” i thotë oficeri, duke i treguar derën e së ardhmes së saj të pasigurt.

Dy akte dashamirësie shpëtuan katër jetë. Mes atyre jetëve ishte edhe e imja. Jini të sjellshem. Ju mund të shpëtoni dikë.”

Pas gjithë vështirësive, sot Ermal Meta është një nga artistët që e përfaqëson denjësisht Shqipërinë në botë. Në 2018 kantautori shqiptar triumfoi në skenën e Ariston të Sanremos duke rrëmbyer trofeun e festivalit më të rëndësishëm në Itali.

Përveçse këngëtar, ai është dhe një kantautor mjaft i talentuar. Ermal Meta ka shkruar këngë për emra të njohur të muzikës italiane si Patty Pravo, Marco Mengoni, Emma, Giusy Ferreri.