BREAKING NEWS

Me “Audi Q7” e “Nissan” të vjedhur në vendet e BE, bllokohen mjetet luksoze në Kakavijë, kush janë tre shtetasit që vihen nën hetim (Video)

x

Gossip

Rudina Magjistari vë në siklet Alban Ramosajn "live" , këngëtari skuqet i tëri dhe konfirmon lidhjen me vajzën e biznesmenit të njohur

Alban Ramosaj është në qendër të mediave rozë për shkak të lidhjes me modelen Niki Delijorgji, vajzën e biznesmenit të njohur Mihal Delijorgji.

I ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku promovoi klipin e tij më të ri “T’kom dasht”, Ramosaj gjithashtu u pyet edhe për vajzën që i ka marrë zemrën.

“Nikin e njoh që para shumë vitesh, është një vajzë shumë e talentuar edhe muzikalisht, gjë që ende nuk është ekspozuar, por ne jemi duke punuar në studio për këngët e saj. Kemi një shoqëri shumë shumë të mirë, të pastër dhe një shaka të brendshme e rrethit tonë është që na kanë shpallur si burrë dhe grua. Por kjo është komplet një shaka. Në koment ia kam shprehur se një nga komentuesit është edhe producenti im që e bëri publike këtë gjë dhe unë shkova me rrjedhën”, tha Ramosaj.
 
I pyetur nëse vërtetë i ka “rënë në kokë” për Nikin, këngëtari nisi të qeshë dhe preku një nga emoji-të me zemra që kishte mbi tavolinë duke konfirmuar lajmin.
 
“U skuqe i tëri kur u përmend Niki Deliorgji. Nuk do shumë për t’u kuptuar, njeriu kur bie në dashuri nuk e mbulon dot, përpiqu sa të duash”, tha Rudina Magjistari.
 
“Çdo njeri ka perceptimin e vet”, shtoi Ramosaj pa dhënë detaje për marrëdhënien me modelen.