BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Gossip

“Sa e çuditshme dhe e pabesueshme një vit pa ty”, parodisti i Vlorës rrëqeth me dedikimin e ndjerë për të paharrueshmin Met: Sa më mungon! Karrigia jote është aty, bosh...

“Sa e çuditshme dhe e pabesueshme një vit pa ty”,

Si sot një vit më parë bota e artit shqiptar pësoi një humbje të madhe, u nda nga jeta një prej humoristëve më të mirë shqiptarë, parodisti i Vlorës Muhamet Lika.

Me rolet e tij të shumë na ka bërë të qeshim ndër vite dhe ato kanë mbetur të gdhendura në kujtesën e secilit prej nesh.

Një ndarje e shpejtë nga jeta, i njeriut aq të dashur për publikun shqiptar.

Meti, siç e thërrisnin të gjithë është nderuar nga Presidenti edhe me titullin "Mjeshtër i Madh", ndërsa la një dhimbje të madhe te familjarët dhe shoqëria.

Një nga miqtë e tij më të mirë, parodisti tjetër Agron Hamo, në një postim të ndjerë për Metin, shkruan se i mungon shumë, sidomos kur hyjnë në studion e tyre në teatër, ku karrigia e Metit qëndron aty, por këtë herë bosh.

"Sa e cuditshme dhe pabesueshme nje vit pa ty. Te kujtojme ne cdo cast, ashtu sikurse emocionohemi sa here hyjme ne studion tone ne teater. Karrigia jote eshte aty, bosh...

Sa na mungon! Bisedat tona, krijimtaria jote, shakate e tua.

Por e dime qe ti je gjithmone i pranishem, je ne studio me ne, ngjitesh ne skene me ne, je ne zemrat e Vlores dhe gjithe Shqipërise. Dhe sa here na duartrokasin, ti je aty, Shok, Vella, i vogli Muhamet! I paharruari Muhamet", shkruan Hamo.

“Sa e çuditshme dhe e pabesueshme një vit pa ty”,