BREAKING NEWS

A do ketë dhunë në tubimin e 2 Marsit? Meta ‘kërcënon’ Ramën: Nëse do të ketë provokime...

A do ketë dhunë në tubimin e 2 Marsit? Meta
x

Gossip

Sabri Fejzullahu rrëfen takimin e fundit me Nexhmije Pagarushën 1 muaj para se të ndërronte jetë, zbulon çfarë e kishte mërzitur këngëtaren

Sabri Fejzullahu rrëfen takimin e fundit me Nexhmije Pagarushën 1

Këngëtari Sabri Fejzullahu rrëfeu në emisionin e djeshëm “Soiree” se ishte takuar 1 muaj më para se të vdiste me Nexhmije Pagarushën.

Fejzullahu ka thënë që ajo e kishte kritikuar që nuk kishte shkuar ta takonte më shpesh.

“Ambasadori Qemal Minxhozi ka qenë ai që e ka vizituar gjithmonë. I ka shkuar në shtëpi dhe kur nuk ka qenë një javë në Kosovë, e ka marrë në telefon. Herën e fundit kur shkova më tha ‘nëse Qemal Minxhozi ambasadori më thërret edhe më vjen me m’pa, ti bre majmun që sa je këtu s’ke ardhur të më shohësh. I thash Nexhi më fal po njëqind mijë punë i kam, por ajo më tha leri këto pallavra’. Nexhin e kujtoj për mijëra gjëra.” –është shprehur Sabri Fejzullahu.