BREAKING NEWS

Ç'do të ndodhë pas pak? Yuri Kim bën lëvizjen e papritur

Ç'do të ndodhë pas pak? Yuri Kim bën lëvizjen e
x

Gossip

“S’e di pse i duhet prerë koka formateve zbavitëse”, i ndërprenë transmetimin e emisionit të tij, moderatori shqiptar reagon i revoltuar

“S’e di pse i duhet prerë koka formateve zbavitëse”,

 

Gjatë një interviste për emisionin “Rreze dielli” ditën e sotme, moderatori Kastro Zizo ka folur për projektet e tij në ekran dhe ka treguar ç’do të bëhet me emisionin e tij “Late Night Show”.

Kastro tregon se për shkak të emergjencës Covid-19, prioritet i është dhënë informacionit dhe emisionet zbavitëse do të ndërpreten për një periudhë të pacaktuar kohore.

Ai shprehet se nuk e kupton faktin pse këtyre formateve duhet t’i prihet koka, megjithatë lajmëron se në të ardhmen “Late Night Show” do të nisë sërish transmetimin.

“Unë sa mbylla kontratën me një media tjetër, diku para një muaji e gjysmë do të filloja transmetimin e “Late Night Show”. Është një format që mua më del natyrshëm dhe e bëj me qejf, por menjëherë ndodhi kjo dhe më shumë iu dha prioritet informacionit dhe jo pjesës argëtuese. Unë prap këtë pjesë nuk e kuptoj dot edhe nga fjalët e kryeministrit në lidhje me gazetarinë apo median që këto kanë prioritet. Në këto kohë nuk e di pse i duhet prerë koka formateve zbavitëse, kur më shumë se kurrë në këtë periudhë duhen ato formate.

Megjithatë iku, kam përshtypjen që menjëherë sa të stabilizohet gjendja, “Late Night Show” do të fillojë këtë sezon apo sezonin tjetër në shtator.”- u shpreh Kastro.

Më të lexuarat