BREAKING NEWS

‘S’do lemë gur pa luajtur’, kryeministri Rama niset drejt SHBA dhe jep lajmin e madh për qytetarët

‘S’do lemë gur pa luajtur’, kryeministri Rama niset drejt
x

Gossip

“Selfie i fundit shtatzënë!”, Arbana Osmani ndan momentin emocionues, tregon si dukej para se të futej në sallën e lindjes (FOTO)

“Selfie i fundit shtatzënë!”, Arbana Osmani ndan momentin

Moderatorja Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë disa ditë më parë duke sjellë në jetë djalin e regjisorit Eduat Drishaj.

Lajmin e bukur e dha vetë Eduarti duke pozuar me të voglin në krahë, ndërsa Arbana publikoi një foto të duarve të të katërve si familje e falenderoi të gjithë për urimet.

Këtë javë ata kanë qenë në qendër të vëmendjes, teksa ditën e djeshme Arbana postoi edhe fotot e para pas shtatzënisë në Instagram.

Ajo u shfaq me një fustan në zi e trëndafil në dorë, teksa vëmendjen e morën linjat e saj.

“Selfie i fundit shtatzënë!”, Arbana Osmani ndan momentin

Ndërkohë, ditën e sotme, moderatorja ka ndarë në Instastory selfien e fundit të shtatzënisë.

Ajo shihet e veshur me rroba të bardha, teksa ka qenë duke pritur për të shkuar në sallën e lindjes.

“Një javë më parë, duke pritur të shkoja në sallën e lindjes. Selfie i fundit shtatzënë!”, shkruan Arbana.

“Selfie i fundit shtatzënë!”, Arbana Osmani ndan momentin

Kujtime të tilla janë mjaft të veçanta e padyshim meritojnë të regjistrohen.

Pas lindjes së Diellit, Eduarti ka treguar se është një baba i përkushtuar, duke mos u ndarë fare nga i vogli. Pak ditë më parë ai surprizoi Arbanën, duke i dhuruar moderatores një varëse me emrat e dy djemve të saj, të cilën Arbana e ka dashuruar.

Më të lexuarat