BREAKING NEWS

Çfarë po synon presidenti me 2 marsin? Kreshnik Spahiu zbulon skenarin e Metës për rrugëtim të ri në politikë

Çfarë po synon presidenti me 2 marsin? Kreshnik Spahiu zbulon
x

Gossip

Sëmundja nuk shkoi ashtu siç parashikuan mjekët, konkurrenti në Hell’s Kitchen merr vendimin e papritur

Sëmundja nuk shkoi ashtu siç parashikuan mjekët, konkurrenti

Arditi ankohej se kishte një problem shëndetësor që e kishte pikasur para se të nisej për në Tiranë.

Dëshira e madhe që kishte për të qenë pjesë e këtij Reality Show, e nxiti të marrë rekomandimin e garancinë e mjekëve në Itali, se problemi nuk do t’i zmadhohej për aq kohë sa do të rrinte në Shqipëri. Ndaj bëri gati valixhet dhe erdhi, por ja që sëmundja nuk shkoi ashtu siç parashikuan mjekët.

U rëndua deri në pikën që ai s’mund të vazhdonte më e që do të duhej të kthehej sa më parë në Milano për të ndjekur vizitat mjekësore, e ndoshta dhe një ndërhyrje kirurgjikale. Erdhi me shumë sakrificë, duke lënë andej familjen dhe dy fëmijët e vegjël.

Luajti fort që në ditët e para, duke u sakrifikuar në emër të grupit për qimen që u gjet në pjatën e djemve. Por rrugëtimi tij në Hell’s Kitchen kaq qe i shkruar.

U largua, këtë herë duke e shtrënguar dorën me shef Renaton, që refuzoi ta takonte në prezantimin e tyre të parë. I urojmë shërim të shpejtë Arditit.