BREAKING NEWS

Dy muaj nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, sizmiologu qetëson qytetarët pas lëkundjeve të sotme

Dy muaj nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, sizmiologu
x

Gossip

Seriali po bën xhiron e botës, aktori serb i “La Casa de Papel” falenderon në gjuhën shqipe (FOTO)

Seriali po bën xhiron e botës,  aktori serb i “La Casa de

“La Casa de Papel” është seriali më i famshëm i momentit, sezoni i tretë i të cilit nisi vetëm 1 ditë më parë dhe po bën namin nëpër botë. Të gjithë janë fiksuar me historinë e profesorit, i cili me planin e tij perfekt arriti të vjedhë milionat në “Shtëpinë e Letrës” në Spanjë.

 
Për ta ndihmuar në plan, profesori kishte skuadrën e tij speciale, ku pjesë tyre ishte edhe aktori serb Darko Peric, në rolin e Helsinki-t.
 
Darko ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një foto me kastin e aktorëve të serialit, ku ka falenderuar në disa gjuhë të ndryshme. Mirëpo, ajo që na bëri përshtypje është fakti që aktori ka shkruar edhe në shqip.
 
Krahas falenderimeve në gjuhë të tjera, Darko ka shkruar “Faleminderit” në foton e tij dhe ne ende s’po u besojmë syve!