BREAKING NEWS

Gazetari plas akuzën “bombë” për Spartak Ngjelën ‘live’ në studio, Klodiana Lala i kthehet ashpër avokatit: Tërhiq fyerjen, do hetohesh për dosjen e bujshme

x

Gossip

Sherri me motrat Vjollca dhe Xhemi Shehun, reagon Alketa Vejsiu dhe iu mbyll gojën të gjithëve: Një grua e suksesshme…

Moderatorja Alketa Vejsiu ka qenë së fundmi në fokus të mediave për shkak të dy postimeve për Xhemin dhe motrat Vjollca. Duke qenë se postimet u bë bënë nga revista e drejtuar nga Alketa, ajo që u sulmua me komente e kritika ishte moderatorja. Të dyja postimet u komentuan si kundërpërgjigje e Alketës ndaj faktit që Xhemi dhe Marina e ironizuan për "Festivalin e Këngës".

Pas zhurmës së madhe që u bë për këto postime, Alketa ka publikuar në Instastory një shprehje shumë domethënëse ku tregon se pavarësisht kritikave e komenteve që e sulmonin, ajo nuk do ndalet së arrituri majat si një femër e suksesshme.

"Një grua e suksesshme është ajo që mund të ndërtojë një themel të fortë me tullat që të tjerët i kanë hedhur sipër", shkruhet në postimin.