BREAKING NEWS

Sa do bjerë ekonomia pas krizës së COVID-19? Rama i befason të gjithë me përgjigjen e tij

Sa do bjerë ekonomia pas krizës së COVID-19? Rama i befason
x

Gossip

Sherri mes moderatorëve/ Alketa Vejsiu i nxori foton e vjetër, Xhemi Shehu merr hak: Mos të ngjaj si gagaçe, s’e kam mendjen te...

Sherri mes moderatorëve/ Alketa Vejsiu i nxori foton e vjetër, Xhemi

Xhemi Shehu ka reaguar për thumbin nga moderatorja Alketa Vejsiu, ku kjo e fundit tha për Xhemin se e qan rolin e “Gagaçes”, rol të cilin e ka luajtur Salsano Rrapi në “Portokalli”.

Sot e ftuar në “Ftesë në 5”, Xhemi ia ka kthyer reston si gjithmonë me të qeshur dhe me batutë. Teksa Bieta Sulo po e pyeste atë dhe Salsano Rrapin se çfarë duhej secili që të rregullonte tek vetja, aktori tha se ajo duhet të kujdesej më shumë për veten pasi fokusin kryesor e kishte tek fjala. Me shpoti, Xhemi u ‘justifikua’ se kujdesej më shumë për atë që do të thoshtë apo nuk donte që të ngjante ashtu siç e kishte ‘profilizuar’ Alketa.

Shiko minutën e 2

PJESË NGA EMISIONI:

Salsano: Unë nuk besoj se ka një moderatore në Shqipëri që nuk e vret mendjen fare për look-un e saj e sesi duket me veshjen.

Xhemi: Nuk mendoj se është gjë e mirë kjo në fakt duhet ta vras pak mendjen. Duhet ta vë edhe pak make-up.

Salsano: Kjo tregon se ti nuk ke prioritet atë që do veshësh sesa atë që do thuash.

Xhemi: Jo nuk e kam. Tek fjala e kam që mos të ngjaj si gagaçe…*qesh