BREAKING NEWS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu socialist transformon ekipin, pakënaqësitë largojnë figura të njohura të PS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu
x

Gossip

Shkaktoi reagime të forta dhe komente lumë, dekolteja e kryeministres përçan opinionin publik

Shkaktoi reagime të forta dhe komente lumë, dekolteja e kryeministres

Shfaqja e kryeministres finlandeze, Sana Marin, në kopertinën e revistës “Trendi” ka nxitur reagime të shumta.Arsyeja ishte dekolteja e thellë e kryeministres si dhe fakti që ajo shfaqej pa reçipeta.

Fillimisht reagimet ishin negative. Shumë njerëz e cilësuan veshjen e saj të pahijshme për një kryeministre.

Por shumë shpejtë finlandezët mbështetën Sanna Marin, duke publikuar fotografitë e tyre në rrjetet sociale me një veshje të ngjashme me atë të kryeministres. Postimet shoqëroheshin me hashtagun /imwithsanna.

Sana Marin është një politikane me synime të qarta. Ajo ka deklaruar se prioritet për të ka eliminimi i diskriminimit ndaj grave dhe grupeve vulnerabël të shoqërisë.

35-vjeçarja u rrit me dy nëna, kryesisht në varfëri. Ajo nuk ka qenë kurrë një nxënëse e mirë në shkollë ndërsa shpesh herë pohon se është përballur me paragjykime ndaj familjes së saj.

Por pas përfundimit të studimeve universitare dhe përparimit të shpejtë në arenën politike, ajo tashmë është kryeministre e Finlandës.

Më të lexuarat