BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Gossip

“Shkarravina që bëjnë si moderatore”/ Megi Pojani reagon pas deklaratës së Ori Nebiajt: Nuk jam e '80-tës!

“Shkarravina që bëjnë si moderatore”/ Megi Pojani

Deklarata e Ori Nebiaj duket se i ka ‘djegur’ shumë Megi Pojanit, një moderatore e re në "E Diell".

Pak orë më parë, Ori Nebiaj ka realizuar dy postime në InstaStory, duke shprehur pakënaqësi lidhur me emisionet e të dielës.

"Pupupu! E diela në shtëpi është përfundimisht një torturë për sytë nëse bën 'zapping' në TV.

Ca emisione shtërpe dhe tallava e ca shkarravina që bëjnë si moderatore, por që shkaktojnë dhimbje sysh dhe veshësh"- shkruante Nebiaj në Instastory.

Si duket se këtë deklaratë Megi pojani e ka marrë shumë personale.

Kjo e fundit ka reaguar në Instagramin e saj, duke shkruar:

"Unë jam fëmij i '96-tës. Nuk jam e '80-tës dhe s’më ka ngelur ora tek nostalgjia italiane, tek ‘eleganca’ e Mediaset dhe Mina e Celentano.

Unë jam rritur me Disney Channel, me serialet amerikane dhe MTV. Unë e adhurpj magjinë, shumë s’është kurrë mjaftueshëm dhe e di shumë mirë si e bëj punën time.

Unë dua të jem një magji spektaklesh. Unë nuk moderoj, UNË MEGIPOJANIZOJ!”

“Shkarravina që bëjnë si moderatore”/ Megi Pojani