Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Shkatërroni një njeri me aq shume vlera si Elvana Gjata?! Turp t’ju vijë. Shoqëri e pamoralshme, i bëni gjyqin publik grave të botës”

Postuar: 11/10/2018 - 12:25

Inida Gjata, e njohur me emrin e artit “Zhaku”, ka reaguar pas përfshirjes së emrit të Elvana Gjatës, në përplasjen me armë që ndodhi në Bllok, ku u vra një person.

Ajo thotë se reagimet e mediave dhe shoqërisë janë të turpshme.

“Kur do vijë dita që opinioni publik do të kuptojë se gjykimi i tyre i gabuar shpesh herë e ka marrë më qafë?!

Si ka mundësi që po lejoni dhe stimuloni shkatërrimin e një njeriu me aq shume vlera si Elvana Gjata?!

Si mund ta hidhni kështu kaq lehtë një yll që deri më dje e keni adhuruar e ngritur në kupë të qiellit?!

Si nuk kanë turp ato media që kanë ngrënë bukë prej dhjetëra vitesh falë Elvana Gjatës, që e përgojojnë dhe përflasin kaq padrejtësisht një figurë aq të adhurueshme si Elvana Gjata?!

Sa shoqëri e pamoralshme jeni ju, qe u bëni gjyq publik grave të botës?!

Që u përgojoni të kaluarat njerëzve që nuk ju kanë bërë asgjë përveçse ju kanë ngritur moralin, ju kanë dhënë mirësi dhe ju kanë respektuar.

Turp! Jam shumë e lënduar nga ky lloj maskarallëku mediatik dhe publik.

Nuk mund ta bëni një vajzë aq të edukuar, të talentuar dhe të heshtur, që vetëm ju ka lumturuar deri tani, të ikë nga sytë këmbët e lënduar nga kjo poshtërsi e pamerituar.

Shumë turp.

Elvana Gjata është një figurë frymëzuese, e bukur dhe shumë e talentuar.

Mos e harroni kontributin e saj në shoqëri.

Nuk ju ka bërë të vuani ndonjëherë, qe ju ta vrisni kështu.

Jam shumë e tronditur nga reagimi publik dhe media në këtë rast.

Nuk është shenjë e mirë kjo.

Një shoqëri që reagon kështu si ka punët në rregull”, shkruan ajo.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 1. Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2018 - 19:25

Ermal Mamaqi i ka habitur të gjithë me foton e postuar në rrjete sociale ku zbulon se i ftuari i radhës në Xing do jetë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Postuar: 15/11/2018 - 18:58

Shkëlzen Berisha nuk është shumë aktiv me publikime fotosh në rrjetin social Instagram, ama kur v

Postuar: 15/11/2018 - 17:32

Biznesmeni i njohur Elton Ilirjani ka folur shumë herë në lidhje me prirjet e tij homoseksuale dh

Postuar: 15/11/2018 - 15:33

Ajo është dalluar që më herët për bukurinë dhe tiparet e rregullta.

Postuar: 15/11/2018 - 15:24

Luana Vjollca është një ndër moderatoret më seksi në Shqipëri dhe ajo ndiqet nga thuajse të gjith

Postuar: 15/11/2018 - 15:23

Bashkëshorta e Mauro Icardi, Wanda Nara ka përfunduar sërish në faqet e para të mediave rozë.&nbs