BREAKING NEWS

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!
x

Gossip

Shkeli urdhrin e vetë-karantinimit, shoqërohet në Polici këngëtari i njohur shqiptar

Shkeli urdhrin e vetë-karantinimit, shoqërohet në Polici

Shkëlzen Jetishi është shoqëruar nga policia e Gjakovës pasi ka thyer rregullat e vetëizolimit në shtëpi.

Këngëtari i njohur kosovar ka dalë nga shtëpia duke shkelur urdhërin e autoriteteve kosovare për vetizolim.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj i cili tha se këngëtari është shoqëruar në polici, është intervistuar dhe pastaj është liruar me premtimin se do e respektojë masën e vetizolimit.

“Dje është hapur një rast për këngëtarin Shkelzen Jetishi për mosrespektim të urdhëresës. Është hapur rast idhe është liruar në procedurë të rregullt me premtimin që do ta respektojë urdhëresën”, tha Gjurkaj për gazetën Sinjali.