BREAKING NEWS

Bashkimi Europian nuk e futi Shqipërinë në listën e vendeve për lëvizjen e lirë, mjeku Alimehmeti tregon ‘provat’ pse kjo nuk duhet të ndodhte

Bashkimi Europian nuk e futi Shqipërinë në listën e vendeve
x

Gossip

“Shkoj tek shtëpitë e të tjerëve dhe bëj ligjin”, gazetari i njohur i ‘Top Channel’ i befason të gjithë: I thashë shiko ato merimangat në tavan!

“Shkoj tek shtëpitë e të tjerëve dhe bëj

Gazetari Ervin Kurti ka ndarë detaje nga marrëdhënia e tij me miqtë. Teksa në një studio televizive po flitej për marrëdhënien, që të ftuarit kanë me komshinjtë e tyre, gazetari tha se, për të shtëpia e tij, është “oazi i qetësisë” dhe nuk dëshiron ta shqetësoj ndonjë. Ndërsa ai vetë, thotë se shkon tek shtëpia e të tjerëve dhe “bën ligjin”.

Një rast e kemi parë të gjithë, teksa në transmetim live në emisionin “E Diell”, Kurti “gërmoi” në çdo cep të shtëpisë, së këngëtares Ingrid Gjoni. Por një rast tjetër interesant, Ervini na e zbuloi vetë, kur tha se kishte shkuar tek shtëpia e një shoqeje dhe i kishte vënë në dukje papastërtitë.

“Për mua shtëpia është oazi i qetësisë dhe nuk dua të më shqetësoj njeri. Por unë  vetë shkoj tek shtëpitë e të tjerëve dhe bëj ligjin, shkova tek shtëpia e Ingrid Gjonit dhe i hapa live frigoriferin, i kontrollova çdo cep të shtëpisë. Madje takova një shoqen time, që jeton në Itali, shkova në shtëpinë e saj dhe i thash, o zemra mos ke marrë pastruese, pse më tha, po shiko pak ato merimangat në tavan”, tha duke qeshur gazetari.