BREAKING NEWS

Sa do bjerë ekonomia pas krizës së COVID-19? Rama i befason të gjithë me përgjigjen e tij

Sa do bjerë ekonomia pas krizës së COVID-19? Rama i befason
x

Gossip

Shokon stilisti i njohur: Modelet i nënshtrohen çdo ditë një forme përdhunimi. Jemi dhe ne fajtorë

“Mbreti Giorgio” pas sfilatës “Emporio Armani” përmendi një temë që e ka shumë për zemër; nevoja që gratë të lirohen nga diktati i modës, që ai përmes metaforës e konsideron si “përdhunim”: “Mendoj për disa reklama në rrugë ku shihen gra gjysmë të zhveshura. Shumë prej tyre ndihen të detyruara ta mendojnë dhe ato në të njëjtën mënyrë”.

Shokon stilisti i njohur: Modelet i nënshtrohen çdo ditë

“Jam i lodhur kur më kërkojnë për tendencat e momentit. Tendencat nuk janë asgjë, nuk duhet të ekzistojnë fare. Gjëja më e rëndësishme është që gratë të vishen sa më mirë, duke evituar qesharaken, mos të diskutojnë se çfarë është në modë. Nuk duhet që ky sistem të na tërheqë pas vetes”.

Giorgio Armani e ka për zemër këtë temë. Edhe sot e kësaj dite, koleksioni “Emporio Armani” është një himn për lirinë e gruas për t’u veshur me gjërat që ndihet mirë, duke shpërfillur diktatin e atyre që bëjnë modën.

“Bëhet fjalë për gra të përdhunuara në çdo cep. Femrat e sotme dhunohen rregullisht nga stilistët, nuk e përjashtoj as veten. Është e padenjë ajo që ndodh”, përfundoi Armani, me fjalë tepër të rënda për të shprehur indinjatën e tij për një temë që e ka kaq për zemër.