BREAKING NEWS

"Alienët na kanë pushtuar", numër stratosferik raportimesh për UFO-t në Itali, ja rasti i paprecedentë që ka kapur radari në aeroportin Malpensa në Milano dhe lidhja me pandeminë e COVID-19

"Alienët na kanë pushtuar", numër stratosferik
x

Gossip

Shpërthen në lot Albana Osmani, kush është djali që bëri të qajë moderatoren në mes të emisionit

Shpërthen në lot Albana Osmani, kush është djali që

Moderatorja Albana Osmani është surprizuar nga nipi i saj, Henri që i ka dedikuar disa fjalë emocionuese nga Londra, ku ka shprehur hapur dashurinë ndaj tezes.

“Albana je frymëzim për mua. Që kur kam qenë një djalë i vogël ke qenë shembull për mua dhe kam qenë shumë krenar për ty së fundmi, teksa ke publikuar librin tënd “Çika”, për fushatën “Unë jam një luledielli”. Je frymëzim për shumë fëmijë në botë. Të dua pa kushte nga thellësia e zemrës dhe të uroj pafund suksese për pjesën tjetër të jetës”, tha ai.

Ndërkohë, Albana e përlotur e ka falenderuar dhe ka treguar se është pika e saj e dobët, pasi edhe ngjajnë shumë.

“Është Henri, është nipi im. E dua edhe unë shumë nga thellësia e zemrës sime. Është nipi im, është djali i motrës sime, Ermirës. Është një djalë i veçantë, i bekuar në çdo aspekt. Ai është shumë i talentuar dhe zoti i ka dhënë shumë dhurata. Jeton në Angli, është i lindur atje. Edhe ndaj shqipen e flet në fakt, po ka frikë se mos bën ndonjë gabim dhe nuk do që të bëj gabime, sepse është po aq patriot, edhe e do po aq shumë Shqipërinë. Që të vogël, të gjithë i thonë, po sa i ngjan Albanës se unë jam tezja e tij. Është pika ime e dobët dhe mesazhi ishte shumë i bukur”, deklaroi Osmani.