BREAKING NEWS

BE pret të hapë fluturimet nga 15 Qershori, ç’do ndodhi me Shqipërinë

BE pret të hapë fluturimet nga 15 Qershori, ç’do ndodhi
x

Gossip

Shqiptari që bëri të gjithë botën të flasë për të/ Bleu fustanet për 1.6 milion euro, Rolando Lekaj bën gjestin e rrallë: Është për fëmijët tanë që në të ardhmen të mos jetojnë me frikë siç ne sot!

Shqiptari që bëri të gjithë botën të flasë

Modeli i njohur shqiptar, Rolando Lekaj vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për fotot me VIP-a me famë ndërkombëtare duke u shfaqur krah Irina Shayk, Kendall Jenner, Nicki Minaj etj. Rolando bëri të gjithë botën të flasë për të pasi në ankandin e bamirësisë bleu koleksionin e fustaneve që kushtonte plot 1.6 milion dollarë.

I ftuar në “Soiree”, Rolando tregoi se ato para kanë shkuar për kërkim shkencor kundra disa sëmundjeve

“Kur gjendet ai ilac, nuk shpëton vetëm amerikanët, kinezët etj., por shpëton gjithe botën. Ajo ndihmë që unë kam dhënë atë ditë nuk është vetëm për modën apo për t’u treguar në televizion, por eshtë për gjithësecilin nga ne, edhe për fëmijët e fëmijëve tanë, sepse në të ardhmen ata nuk do të jetojnë me frikë siç po jetojmë sot ne”, tha Rolando.

Fillimet e tij Rolandi i ka pasur në “Miss & Mister Lezha” që më pas vijoi me të tjera spektakle mode e bukurie në Shqipëri, për t’u bërë model i markave të mëdha si “Hugo Boss” dhe “Hermes”.

Ai është i martuar me një biznesmene dhe vajzë spektaklesh në Kinë, nga e cila ka një vajzë.