BREAKING NEWS

Detaje të reja për vajzën e showbizz-it e implikuar në botën e krimit/ Si i ndihmoi Marina Fara dhe mikesha e saj dy transportuesit e drogës t’i arratisen policisë (Telefonata që e 'fundosi')

Detaje të reja për vajzën e showbizz-it e implikuar në
x

Gossip

“Është një virus”, Alfred Trebicka ‘shigjeton’ Ermal Mamaqin: Këta çunat ose kanë kurajon e të paaftit ose janë amatorë!

“Është një virus”, Alfred Trebicka

Aktori i njohur Alfred Trebicka, ka komentuar polemikat ndaj filmit “I love Tropoja” të Emal Mamaqit, duke theksuar se nuk është thelbi i diskutimit përplasja me aktorët, por ngritja e një shqetësimi në parim.

“Ajo që shoh është se ka një lloj diletantizmi që masakron çdo lloj principi që ka kinemaja. Kinemaja nuk ka lidhje fare me televizonin si koncept. Mos të thonë që po bëjnë kinema. Pra shqetësimi im është se kjo lloj kinemaje që po servirin ekstremisht komerciale, ka dëme të mëdha”, u shpreh Trebicka.

Sipas aktorit të njohur, bërja e filmave kërkon formim profesional, dhe mungesa e këtij profesionalizmi ka sjell shumë probleme në filmat e fundit.

“Është një proces i cili kërkon formimin profesional të këtij profili. Nuk është aq e thjeshtë të bëhet skenar. Është një virus për të cilën duhet të vaksinohemi shumë shpejt. Kam parë statuse nga njerëz që kanë qenë pjesë e produksioneve të cilët kanë trumbetuar se kjo është e ardhmja e kinematografisë shqiptare. Të gjitha këto publiku i merr si të mirëqena. Reagimi im ka ardhur si rrjedhojë e këtij terreni. Kujt po i vendosim tagrin e kineastit?”, ka shtuar Alfred Trebicka.

Më tej ai u shpreh se kjo kategori nuk njeh ligjet bazike të kinemasë. “Këta çunat kanë kurajon e të paaftit ose kurajon e amatorit”, tha Trebicka.

I pyetur se si e konsideron suksesin e filmit, aktori i njohur tha “Sukses për çfarë? Ky është një fenomen kompleks që ka të bëjë edhe me shoqërinë. Një njeri që ka lexuar disa libra të mirë nuk shkon aty. Thuaj kam bërë një gjë për tu zgërdhirë, gjej çfarë emri të duash, por mos thuaj që po bëj kinema. Edhe pjesëmarrja e kryeministrit është 100% komerc, pra nuk është film. Nuk kam thënë që jam kundër, por për mua si njeri që e njoh këtë fushë është një shqetësim sepse ne po i largohemi kinemasë së vërtetë.”

“A egziston kinemaja e vërtetë në Shqipëri?”, e pyeti Muç Nano Alfred Trebickën, i cili nuk hezitoi aspak në përgjigjen e tij. “Sigurisht që egziston edhe pse ka shumë vështirësi”, tha ai.

Më tej ai u shpreh se një film i tillë është biznes jo kinema, “kineastët” e rinj duhet ta pranojnë. “I duhet gjetur emri kësaj shfaqjes, por jo kinema”, u shpreh aktori Alfred Trebicka.