BREAKING NEWS

Bien rastet e reja! Më shumë të shëruar se të infektuar, ja si paraqitet sot situata epidemiologjike në Shqipëri në 24 orët e fundit

Bien rastet e reja! Më shumë të shëruar se të
x

Gossip

Shuhen shpresat që Ana dhe Fatjoni të dalin çift nga Përputhen, Melisa bën lëvizjen që nuk pritej

Shuhen shpresat që Ana dhe Fatjoni të dalin çift nga

Gjërat mes Anës dhe Fatjonit kanë ndryshuar papritur dhe sot na lanë të kuptojmë se nuk do jenë bashkë.

Të premten dyshja u përballë në studio, ku u ndje se raporti i tyre ishte zbehur, madje Ana u shpreh se “i ka dhënë biletë vetëm për vajtje”. Ky i fundit nga ana tjetër tha se biletën e kthimit e blen vetë, duke na shtyrë të mendojmë se gjërat mes tyre mund të rregullohen.

Mirëpo, ditën e sotme Ana tha se mes saj dhe Fatjonit gjithçka ka marrë fund, e sipas saj kjo u kuptua nga biseda që patën puntatën e kaluar.

“Duhet një sqarim i denjë. Ai sqarim ishte i kuptueshëm dhe publiku ta kuptoj ashtu si unë e thash. I kam dhënë një biletë vetëm vajtje, pa kthim”, tha Ana.

Gjithashtu, 24-vjeçarja falenderoi Melisën, duke sqaruar se në takimin që ajo kishte me Fatjonin mësoi një pjesë të karakterit të Fatjonit që nuk do të donte ta kishte mashkulli që do të ketë në krahë në të ardhmen.

“Dua ti them që pas e shumë e shumë debatesh dua t’i them faleminderit që zgjodhi Fatjonin në takim dhe pash një anë tjetër që nuk dua t’i ketë mashkulli im”, përfundoi Ana.

Nga ana tjetër, edhe Fatjoni sqaroi se ai dhe Ana nuk do të jenë kurrë bashkë, por shtoi se e vlerëson shumë, e nëse ajo do të ketë nevojë për gjë, do ta ketë gjithmonë në krahë.

“Arjan, unë Anën pavarësisht se çfarë do të ndodhi është e acaruar me atë nuk do të kem gjë kurrë, por unë e vlerësoj shumë si femër. Unë shikoj çfarë po bën këtu. Nuk kam ardhur për shoqe këtu ka shumë gjëja që nuk na bëjnë bashkë. E shikoj si një femër që e vlerësoj dhe mua do të më ketë në krahë. Unë nuk e mohoj vlerësimin ndaj saj, ka disa gjëra që nuk jemi dot bashkë”, tha Fatjoni.

Sakaq, përplasja e Anës me Melisën javën e kaluar duket se ka zbehur edhe marrëdhënien mes tyre dhe tashmë kanë vendosur mos të kenë asnjë komunikim.

Ata madje kanë hequr edhe njëra-tjetrën nga rrjetet sociale, duke mos lënë asnjë urë komunikimi. Ishte pikërisht Melisa ajo që ka ndërmarrë e para  këtë hap.

Më të lexuarat