Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Si asnjëherë më parë, Gëzim Nika zbulon sekretin e suksesit të tij. Si e ndihmoi ish-ministri?

Postuar: 19/05/2019 - 09:44

Gëzim Nika është një ndër këngëtaret më të dashur për publikun shqiptar. Dhe nëse kujtojmë atë me siguri në mendje na vjen menjëherë kënga "Shqipëri o nëna ime".

I ftuar në emisionin "Mos i fol shoferit" në RTV Ora, ai zbuloi për herë të parë se si lindi ideja e kësaj kënge të kënduar shumë vite më parë.

"Kjo këngë është kënduar në një festival ndërkombëtar. E kemi filluar në Tropojë, dy ditë pa u nis për festival. Është mbyllur pa u bërë refreni. Kurse gjatë rrugës me traget Durrës-Trieste është krijuar refreni.  Më thotë Kolë Susa, kompozitori, ishte ora 1 e ditës, shumë nxehtë. I them shkojmë hamë drekë te shtëpia ime dhe kemi në 4 prova. Jo tha, do bëjmë një këngë. O do të qeshin të gjithë me neve, o do të jetë kënga më e bukur shqiptare. Hapi pianon. E bëri atë pjesën "Kur dëgjon zanin e nanës", e shkruajti dhe e futi në xhep. Pas 3-4 ditësh u nisëm për Durrës. Kur hipëm në traget, merr fizarmonikën Kola dhe duke iu larguar Durrësit bëri pjesën "Shqipëri o nëna ime". Aty ishte një miku jonë, ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafai dhe i thotë, na fol me italianët të gjejnë një dhomë se do montojmë një këngë. Më pas shkuam në Zvicër, si do ja vendosim emrin, thamë mërgimtari.

Nuk isha i sigurtë në këngë se ishte hera e parë që e këndoja në skenë. Një gjë më bëri përshtypje se sa bëra recitativin, kishte shumë njerëz, u ndërpre kënga. U ndërpre me duartrokitje. Ishin pak të çuditshme se filluan: "Parti Enver, Enver Hoxha". Unë rrija si i ngrirë se nuk futesha dot. Dikur u kthyen, Kosovë, Republikë. Dikur hyra dhe thashë 'Kam ndërmend ditë e natë'.

E çuditshmja është se publiku e kapi refrenin shumë shpejt. E quaj veten me fat që e kam patur për herë të parë", tha ai.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 15:47

Ronela Hajati gjatë këtyre muajve ka nxjerr një sërë këngësh që janë pëlqyer shumë nga publiku dhe janë kthyer menjëherë në hite.

Postuar: 18/06/2019 - 12:29

Benard Marashi dhe Xheni Mhillaj kanë qenë një ndër çiftet më të komentuara dhe të dashura për pu

Postuar: 18/06/2019 - 12:09

Moderatorja e njohur e emisionit "Thumb", Aulona Musta është një ndër personazhet më ak

Postuar: 18/06/2019 - 10:18

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi me dëbimin e miliona njerëzve që jetoj

Postuar: 18/06/2019 - 08:51

Ditën e djeshme reperja shumë e komentuar e shoëbizit, Tayna, u diplomua në një universitet të Pr

Postuar: 17/06/2019 - 19:51

Kejsi Medini ishte protagoniste e videos “Pa ty dashni”, një bashkëpunim i babait të

Postuar: 17/06/2019 - 19:00

Duke qenë një nga artistet shqiptare më të dashura për publikun, Rozana Radi është edhe ndër më t