
Artan Hoxha: Laert Haxhiu u kap pak ditë pasi hyri në Greqi nga Shqipëria, ishte pajisur me dokumente greke

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me bandat"/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e atentatit të bujshëm

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i gazetares

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja gabimi foshnjërak për situatën e tensionuar në Veri

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision, Bushati ‘përplaset’ me politikanin e njohur kosovar

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe paralajmëron palët: Kemi 3 kërkesa të qarta! Dështimi do sjellë pasoja të rënda

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut habit me përgjigjen

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja çfarë do të ndodhë me kandidatët e bashkive që janë shpallur fitues nga votat e burgut

“Si e parandjeu im bir vdekjen e tij”/ Rrëfimi i trishtë i këngëtares shqiptare, ajo tregon edhe ëndrrën që ka parë djali i saj pak para tragjedisë: Thoja pse më duket shtëpia zi

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Mars 2023

Flutura Açka dhe Vera Laçi janë dy nëna që ndajnë një dhimbje të përbashkët, humbjen e djalit të vetëm. Vuajtja e tyre ngjason, por historitë që rrëfehen në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, janë të ndryshme.
Në dallim nga shkrimtarja që pati kohën t’i thoshte lamtumirë të birit, këngëtarja e humbi 10 vite më parë nga një aksident fatal që nuk ia dha këtë mundësi. Tre ditë më herët ajo sapo kishte mbyllur me sukses një koncert recital, por kishte një parandjenjë të çuditshme që s’e lejonte të ishte e lumtur.
Vera Laçi: Unë kam qenë në shtëpi, akoma s’e kisha marrë veten nga ai koncert se faktikisht ndjehen disa gjëra. Nuk isha e lumtur fare për atë koncert edhe pse kishin sjellë lule në shtëpi, shtëpia ishte shumë bukur, i kishte rënë një nur i keq shtëpisë që më bënte përshtypje, ç’është kjo?
Ermelinda Ndoja: E kishe vetëm ti këtë ndjesi apo bashkëshorti, djali?
Vera Laçi: Unë. Nuk e shpërndaja dot me të tjerët dhe thosha pse unë, pse nuk jam mirë, pse më duket shtëpia zi ndërkohë që më ishte dukur shumë herë më mirë ditët e tjera, ishte ky problem.
Ermelinda Ndoja: Dhe kishe një rast për të gëzuar siç ishte koncerti.
Vera Laçi: Fare, në mënyrë absolute. Dhe djali im qëllon te ish e fejuara dhe e thërret një shok për të pirë një kafe, ishte ora 9 e darkës, më 19 Prill ka ndodhur. Domethënë në mes të rrugës, pa ardhur te shtëpia jonë në “Ali Dem”, një aksident me 40 km/h ka qenë, ashtu me ekspertizë siç e kanë… por që nuk duhet të kishte ndodhur. Nuk e di, janë ca gjëra që…
Katerina Trungu: Me shpejtësi aq të ulët?
Vera Laçi: Aq të ulët. Do të them edhe diçka. Djali im e parandiente diçka të tillë. Nuk e di pse, “jo kam parë një ëndërr”, më tha përpara, i kam thënë një polici që…ishte djalë çapkën, ecte me makinë edhe… tha, “sonte më ndali një polic. Edhe i thashë unë, duke pasur parasysh që gjithmonë i flisja që duhet të jeni të sjellshëm, duhet të jeni kështu e ashtu, si çdo nënë dhe ma tha kështu, nuk e harroj asnjëherë atë fytyrë dhe i thashë që “shihmë për herë të fundit se s’do më shohësh më”. Pse?, i thashë e the këtë. “E thashë”.
Janë të ndryshme dhimbjet, të ndryshme ndarjet. Pastaj, mendo, pak orë para se djali im të ndahej nga jeta, poston në Facebook një këngë baladë timen që unë e kam kënduar shumë e re dhe ashtu siç e nisa në fakt, me baladë, ashtu më shkoi dhe mua më bëri përshtypje domethënë, isha në ujërat, pse. I shkruaj ish të fejuarës së djalit tim, i them pse Deni e ka postuar këtë këngë, pse pikërisht këtë këngë? Më digjte ajo pjesë dhe pas 5 orësh ndodhi aksidenti.
Më të lexuarat


Këngë me MC Kreshën dhe Lyrical Son? Dea Mishel zbulon si qëndron e vërteta

Zbulohet titulli i filmit ku do të luajnë Olta dhe Luizi (Foto)

Bledi Mane komenton situatën në Kosovë, por nuk i del inati me Nitën, ja si e 'thumbon' ish-banoren e BBV (Foto)

Humbi dy prindërit njëkohësisht/ Gazetarja e njohur rrëqeth me rrëfimin prekës: Ikën të lumtur, kur morën vesh për...

Do të habiteni! Detaji që askush nuk e kapi në foton e Oltës me Luizin

E rëndë/ Aktori i njohur dënohet me 30 vite burg, ja për çfarë akuzohet (Foto)

Si janë raportet mes Vin Velit dhe Bora Zemanit pas lidhjes me Donald Veshaj? Dj sqaron marrëdhënien me ish partneren

Arbana Osmani "braktis" punën në Top Channel, ja ku "arratiset" moderatorja (Foto)

Shifra të larta, nuk do ta besoni sa paguhet Dea Mishel për një reklamë në rrjetet sociale

Einxhel Shkira shtatzënë për herë të dytë? Ja deklarata që po bën xhiron e rrjetit
