BREAKING NEWS

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në disa qytete të vendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në
x
BREAKING NEWS

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, zbardhen detaje nga dosja që e ka fundosur

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i
x

Gossip

“Si po e sheh marrëdhënien e Granitit me Fifin?”/ Motra e banorit të ‘Big Brother VIP’, lë pa fjalë moderatoren e ‘Top Channel’ me përgjigjen e saj: Unë si kunatë...

“Si po e sheh marrëdhënien e Granitit me Fifin?”/ Motra e

Granit Cana është një ndër konkurrentët e ‘Big Brother VIP’ që ka tërhequr vëmendjen e publikut për afrimitetin e tij me këngëtaren e njohur, Fifi.

Përmes një lidhje skype në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, moderatorja Genta Cana tregoi sesi e sheh këtë marrëdhënie dhe lojën në përgjithësi të vëllait të saj.

“Po më vjen keq që Graniti më duket pak i ngurtë aty, sepse në jetën reale bën shumë humor”, u shpreh si fillim ajo.

Ajo gjithashtu shtoi se më herët Graniti ka pasur disa lidhje, duke e konsideruar vëllain pak tip aventurier.

E ndërsa Bieta e pyeti sesi e sheh marrëdhënien e tij me Fifin aty brenda, Genta nuk ngurroi të jepte një përgjigje pozitive.

“E kemi parë që po i shpalos disa ndjenja. Unë si kunatë i them Fifit ‘Mirë se erdhe në shtëpinë tonë’”, tha duke qeshur ajo, ndërsa më tej theksoi se sheh seriozitet në marrëdhënien e tyre.