
VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

Operacion antidrogë në Malësinë e Madhe

Si u surprizua Efi në festën luksoze të ditëlindjes ku e shoqëronte i dashuri “misterioz”! Tentoi ta mbajë të fshehtë, por e “tradhtuan”…

Shkruar nga SOT.COM.AL 18 Mars 2023

Efi ka festuar këtë javë ditëlindjen e saj të 28 në një festë të madhe që ka bërë bashkë miqtë dhe fansat. Ish-banorja e “Big Brother” është shfaqur super “sexy” në festën që tërhoqi edhe vëmendjen e mediave.
Të shumtë kanë qenë ish-banorët e “Big Brother”, që kanë festuar me të deri në orët e para të mëngjesit, duke publikuar video dhe foto dhe në rrjetet sociale. Madje miqtë e ngushtë edhe e kanë surprizuar me dhuratën e veçantë në bashkëpunim me këngëtarin e saj të preferuar, Flor Mumajesi.
Kantautori, kishte risjellë një version tjetër të këngës “Mbaroj për ty”. Vetëm se këtë herë kanë qenë miqtë e Efit, që e kanë kënduar, duke i përshtatur edhe tekstin.
“Kjo ishte dhurata me e bukur për mua. Faleminderit shumë Flori Mumajesi. S’kam fjalë, lotët golën”, shkruan Efi në rrjetet e saj sociale, teksa ka publikuar edhe versionin e ri të këngës, që si vetë ajo e ka shprehur është e preferuara e saj.
Në ditëlindjen e saj, kanë qenë Bruno dhe Klajdi që e kanë interpretuar, posaçërisht për ish-banoren e “Big Brother”, e cila e ka shijuar pafund këtë surprizë. Por, në këtë festë nuk kishte sesi të mungonte edhe partneri i ish-konkurrentes. Ndonëse vetë Efi nuk ka preferuar të ndajë asnjë foto me partnerin e saj, shkrepjet në krah të tij nuk kanë munguar.
Ndonëse jo publikisht, partneri i saj e ka shoqëruar përgjatë gjithë natës, duke i qëndruar në krah. Miqtë dhe të pranishmit në festë kanë shfaqur edhe momentin ku çifti nuk i fsheh përqafimet. Për herë të parë, Efi foli për këtë lidhje teksa u bë pjesë e “Big Brother”, duke e përshkruar si një histori të mrekullueshme mes të dyve, ndonëse në hapat e parë të lidhjes.
Ndonëse Luizi e ngacmoi disa herë, që ajo të tregonte diçka më shumë, ishte e kotë. Efi nuk ndau me Luizin dhe Nitën asnjë detaj të tij, përveç faktit që është njeri i qetë dhe se nxjerr më të mirën e saj. Më herët, ajo ka thënë se i dashuri i saj është ekonomist. Madje në një bisedë mes të dyve, Efi u shpreh se për partnerin e saj është folur disa herë në shtëpi me emër dhe mbiemër.
Duket se partneri i ri i Efit është një personalitet në fushën e ekonomisë dhe një figurë publike për ekranet shqiptare. Duke qenë se kjo lidhje është në hapat e parë, ajo ka preferuar ta mbajë sa më diskret identitetin e tij, të paktën sa lidhja e tyre të konsolidohet.
Si një natyrë hermetike, shpesh ajo ka bërë kompromis duke zbuluar se është i dashuri i ri që e përkëdhel edhe me dhurata herë pas here, duke i ofruar një jetë më të mirë. E duket se jeta e Efit ka ndryshuar pas kësaj lidhjeje, ku përveç famës dhe ofertave të ndryshme, tashmë ndjehet e bekuar edhe në dashuri.
Kujtojmë se menjëherë pas daljes, Efi mori disa ftesa për në televizion, por edhe u bë pjesë e klipit të reperit Mozzik. Të shpeshta kanë qenë reagimet e Efit, sa i përket lojës në “Big Brother”, duke veçuar këtu Luizin dhe Kiarën, me të cilët ishte dhe më e lidhur Brenda në shtëpi.
E ashpër u tregua me Kiarën, pak javë më parë, pas sherrit që kjo e fundit pati me Luizin, pasi e bllokoi tek lavamani. Nëpërmjet një videoje në InstaStory, Efi shprehet se të dy konkurrentet ndodheshin në lojë dhe secili duhej të luftonte për të fituar dhe për këtë arsye këngëtari nuk ka përse akuzohet për dhunë fizike apo psikologjike.
Sipas saj, Kiarën e preku më shumë fakti se nuk arriti të fitonte lojën pasi nëse do ishte bërë keq, këtë problem ajo do ta zgjidhte vetëm me Luizin.
“Nuk e di pse situatat çojnë në një lloj mënyre që Luizi të akuzohet për dhunë psikologjike. Në atë situatë ishin në një lojë, nuk e di pse Luizi duhet ta lërë Kiarën që të bëjë gol, fiks si në një skuadër futbolli. Ai dëshironte të fitonte, nuk donte që çunat të ishin në nominim.
Njerëz të tjerë kur kishin avantazh e lënduan dy herë, njëherë me daljen time dhe njëherë me të Kiarës. Pse mund ta bënte tjetër. Luizit nuk i është dhënë asnjëherë ky avantazh. Kam analizuar dhe sjelljen e Kiarës, nëse partneri im sillej ashtu unë do reagoja drejtpërsëdrejti me të. Ajo e kishte mendjen te loja, ndaj dhe ndjenjat e ankthi do harrohej nga loja, donte të fitonte. Do i drejtohej partnerit nëse do lëndohej”, tha ajo.
Më të lexuarat


VIDEO/ Shtohen dyshimet për BBV! Olta pranon bashkëpunimin me produksionin: Ju nuk e dini se çfarë kam folur në dhomën e rrëfimit

Armaldo Kllogjeri flet për jetën e tij pas daljes nga "BBV2": Jam kritikuar nga...

Nuk mund të ishte në studio pas sulmit ndaj Top Channel, por Kiara Tito ka një mesazh për Luizin (FOTO)

"Puthuni në buzë në kuadër të lojës"/ Çfarë i sugjeroi Zhaklina Luiz Ejllit brenda shtëpisë së "BBVA"?

A do ta vazhdojë Arbana Osmani punën në Top Channel pas vrasjes së rojës? Moderatorja jep përgjigjen e prerë

A do të vazhdojnë të qëndrojnë brenda shtëpisë së "BBVA" banorët pas sulmit në Top Channel? Olta e prekur ka një kërkesë ndaj produksionit

Qau kur mësoi vdekjen e tij, del biseda: Si e njohu Luizi Palin që vdiq në Top Channel

Dy hyrje të reja në shtëpinë e Big Brother Vip/ Ja kush i surprizoi banorët (FOTO)

Banorët të përlotur, Arbana merr vendimin pasi u dha lajmin e rëndë

Çfarë deklaroi Keisi kohë më parë për partnerin e jetës?
