BREAKING NEWS

Ja se si nobelisti Montagnier po hedh në erë Big Farmën dhe po zbardh veprimet kriminale me covid 19

Ja se si nobelisti Montagnier  po hedh në erë Big Farmën dhe  po
x

Gossip

Skandalet, varësia nga droga e marrëdhënia me babanë/ Publikohet dokumentari për jetën e këngëtares së famshme, një nga artistet më të suksesshme në industrisë muzikore

Skandalet, varësia nga droga e marrëdhënia me babanë/

Me anë të një dokumentari të realizuar nga New York Times me titull “Framing Britney Spears”, i cili siç do të publikohet muajin tjetër, do jetë jeta e princeshës së muzikës pop Britney Spears do të mund ta shikoni në dokumentar tashmë.

Sipas E!News, dokumentari do të përqendrohet në karrierën e Britneyt, skandalet, varësinë nga lëndët narkotike si dhe kujdestarinë e babait.

Edhe pse Britney është një nga artistet më të suksesshme në industrisë muzikore,  me 100 milionë albume të shitura, këngëtarja thuhet se nuk ka pasur kontroll të plotë në çështjet e ndryshme të jetës e po ashtu edhe në financa.

Babai i saj, Jamie Spears, u emërua bashkë-konservator i pasurisë së saj në 2008 së bashku me avokatin Andreë Wallet. Megjithëse Wallet dha dorëheqjen nga posti në 2018, Jamie ka vazhduar të kontrollojë jetën, financat dhe vendimet personale të Britney, duke shkaktuar edhe një zemërim të madh tek fansat.

Britney që atëherë ka filluar veprimet ligjore në një përpjekje për të hequr babanë e saj, por një gjykatës i Los Angeles refuzoi kërkesën e saj dhe e bëri që të zgjasë deri në shtator të vitit 2021.

Gjatë një interviste të rrallë në CNN në dhjetor, Jamie zbuloi se ai dhe vajza e tij nuk kanë folur prej muajsh.

“Unë e dua vajzën time dhe më mungon shumë. Kur një anëtar i familjes ka nevojë për kujdes dhe mbrojtje të veçantë, familjet duhet të veprojnë siç kam bërë për 12 vitet e fundit, për të mbrojtur atë”, tha  Jamie.

“Framing Britney Spears” pritet të publikohet më 5 shkurt në FX dhe Hulu.

Më të lexuarat