
Priten stuhi të fuqishme/ Ulje temperaturash dhe rrebeshe shiu në të gjithë vendin, si parashikohet të jetë moti për ditën e sotme

Tritol në Vlorë, policia jep informacion për ngjarjen! Nisin kërkimet për kapjen e autorit

Shqiptarët me gomone për në Angli/ Ambasadori britanik takon Gledis Nanon dhe bën deklaratën e fortë: Do depërtohen, nuk mund të kenë kurrë...

Publikohet dokumenti i gjykatës, Donald Trump po hetohet për ‘Spiunazh’, ja çfarë u gjet gjatë kontrollit nga FBI (Dokumenti)

Kamioni me grurë përmbyset në mes të autostradës, reagon ashpër Erion Braçe: Zotërinj të policisë, buka nuk shkelet, nuk kalojnë makinat mbi...

Foto/ Aksident i frikshëm në Levan-Tepelenë, plagosen 8 persona, detajet e para

“Do ketë ‘non-grata’ të tjerë politikanësh”/ Ambasadorit britanik bën paralajmërimin tronditës: Ja kur do të fillojë vala e dytë

Veliaj i përgjigjet ‘flakë për flakë’ ish-presidentit: Për të jetuar unë shisja fiq, Ilir Meta spiunonte miqtë

Sonila Meço heq dorë si opinioniste e Big Brother: Janë si banorë të një kopshti zoologjik

Shkruar nga SOT.COM.AL 4 Dhjetor 2021

Gazetarja Sonila Meço përmes një statusi të gjatë në rrjetet sociale ka bërë një koment në lidhje me aventurën e saj si opinioniste në Big Brother, ku ishte e pranishme për dy spektakle me radhë.
Ajo zbulon se nuk do të jetë më pjesë e panelit të opinionistëve, pasi pakti me produksionin ka qenë që ajo të ishte e pranishme në vetëm dy puntata.
Postimi i plotë i Meços:
Dy netët si e ftuar në Big Brother Vip nuk qenë zgjedhje e lehtë. Sepse, së pari profili im si gazetare aktualiteti dhe më rrallë si drejtuese programesh shoë nuk ish familjar për publikun në një format të tillë.
Së dyti, sepse angazhimi im me Task Force më ka vënë në timonin e një makine të shpejtë, aerodinamike, në kthesa të forta dhe pak shpërqendrim krijon problem me udhëtimin.
Së treti, sepse të hysh në mes të programit, kur ka fituar ritmin dhe frymën e vet duhet shumë kujdes e takt për të mos ndikuar thelbin tashmë të konsoliduar.
Dhe së fundi, sepse përfshirja emotive e publikut në këtë shoë është në kufijtë e toksikes duke rrezikuar sinorë të rëndësishëm të etikës dhe përftimit të realitetit.
Por pranova për tre arsye:
Sot më shumë se kurrë media ndikon koshiencën kolektive dhe rreziku prej papërgjegjshmërisë së ne njerëzve që bëjmë media dhe motiveve etike të publikut është i madh. Një shtrembërim hierarkie vlerash sot e këput shtyllën kurrizore të një kombi nesër.
Unë kam nevojë si njeri publik të përftohem edhe përtej “xhaketës” politike, debatit të rëndë të aktualitetit. Publiku e do njerëzor sot personazhin televiziv, sepse rrjetet sociale e kanë holluar shumë paretin ndarës mes teleshikuesve dhe njerëzve publikë e mediatikë.
Sepse e keqja dhe e padenja janë kaq “të nevojshme” për të ushqyer debatet ditore dhe i japin limfë salloneve televizive që mbajnë gjallë edhe personazhe sa politike, të aktualitetit, të artit e shoëbizit që me thashethemnajën kanë krijuar pasurinë e tyre.
Dhe patjetër një kortezi për disa miq të vjetër e më rishtarë në televizionin ku përjetova sukseset e para profesionale. Por vetëm këto dy dalje qenë edhe pakti, sepse unë vijoj angazhimin ditor me punën time, që e dua fort.
Për të apasionuarit pas banorëve e programit u them se ka shumë rëndësi të kuptohet se pavarësisht se BB është një dalje në vitrinë e disa personazheve të njohur, sërish janë njerëz në një lojë. Të privuar fort nga privacia, nga informacioni dhe realja nuk mund të jetë kjo assesi jeta normale. Ndaj çdo ditë kanë betejë me instiktet që shtohen prej privimit. Por kanë edhe përgjegjësi, për të mirën e tyre…
Përndryshe perceptohen si kavie, si banorët e një kopshti zoologjik duke argëtuar ata jashtë, por duke shkatërruar veten. Kjo ka shumë më rëndësi se një lojë, sepse jeta vijon jashtë BB.
Ju falënderoj për çdo fjalë të mirë e mbështetje!
Më të lexuarat


Mauro Icardi merr një tjetër goditje, publikohen mesazhet mes Wanda Nara dhe Maxi Lopez

E rëndë/ Ndërron jetë aktorja e njohur, një javë pas aksidentit

Nga Saimir Tahiri deri tek Elvana Gjata e Bes Kallaku, ja artistët dhe politikanët që kanë qenë bashkë në një klasë, mes tyre dhe ministrja e njohur

Evi Reçi ndan fotot provokuese, Kledi Hysa i lë komentin epik

Tirana u përmbyt nga shiu, Luana Vjollca rikthehet aty ku filloi gjithçka dhe ka një pyetje për fansat: Kë e ka marrë malli për...(VIDEO)

"Më theri në zemër"/ Letra e dhimbshme e nënës që ndjeu atakun kardiak të fetusit ende pa lindur po përlot gjithë rrjetin

"Ndihmë më ndihmoni, ky ka ardhur me njerëzit e tij"/ Yll Limani merret peng…

Vazhdon të thellohet skandali! “Më goditi në kokë dhe më nxori lakuriq nga hoteli”/ Shpërthen në lot ish e dashura e emrit më të njohur të sportit, akuza të rënda: Më tradhtoi me 12 gra dhe mbajti 8 lidhje paralele

U shfaq e tensionuar dhe duke qarë me ngashërim, moderatorja e njohur shqiptare rrëfen çfarë i ndodhi, për pak sa nuk ka humbur jetën (VIDEO)

“Nuk kam lekë për të blerë...”/ Aurela Gaçe bën deklaratën e papritur dhe ‘thumbon’ keq kolegët e saj: Apo s’duhet ta thoja këtë?
