Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sonila Meço rrëfen udhëtimin e parë në 1989-ën për në vendlindje

Postuar: 10/09/2018 - 13:20

Edhe pse u bë disa kohë që gazetarja e mirënjohur Sonila Meço nuk është pjesë e ndonjë projekti televiziv, ajo është vazhdimisht e pranishme në rrjete sociale, kryesisht në profilin e saj publik në Instagram, ku ndan vazhdimisht momente nga jeta e përditshme dhe Amaris. Por në postimin e fundit, Sonila ka zgjedhur të tregojë më shumë për rrënjët e saj nga Dibra e madhe dhe udhëtimin e parë në tokën e paraardhësve të saj, që me siguri për një fëmijë të 1989-ës ishte një lloj udhëtimi jashtë shtetit.  Postimi i plotë vijon si më poshtë :

 "Pranë Dibrës së Madhe, gjysmës së rrënjëve të mia...
Udhëtimi im i parë “jashtë shtetit”, por në troje gjithsesi shqiptare ka qënë në vitin 1989, asokohe ish Jugosllavi. Unë isha fëmijë, mbesa, që shoqëroja tezen në udhëtimin e parë drejt vendit të babait të saj e gjyshit tim. Me një ndalesë në doganë për 101 këshilla, se çfarë lejohej jo vetëm të flisja, por edhe të dëgjoja nga “provokatorët” kundër sistemit.
Unë dija vetëm se po shkoja tek kushërinjtë e mi, andej m’anë tjetër ku dyqanet janë plot me çumçakëza e xhinse dhe ku do provoja për herë të parë bananet. Mami im me sy të përlotur më përsëriste në doganë emra njerëzish të shtrenjtë për të, gjak i saj, që flisnin shqip si ne, por me dialekt të fortë e që kanë emra me më shumë kuptim se tanët.
Si tani e kujtoj, sesi nuk arrija të dalloja Dibër e Madhe në tabelat përtej kufirit, por veç Debar e i pëshpërisja tezes se mos po humbnim rrugën.
Pështypjet, që nga ajo kohë teksa rikthehem pas disa vitesh këtu janë të tjera, vitet kanë bërë të vetën mes kujtimeve të dikurshme e përjetimeve të sotme. Por çfarë ka mbetur njëlloj janë rrënjët dhe...lumi i bukur përgjatë udhës, ku prehet i harlisur gjelbërimi i pemëve me rrënjë të shtrenjta si të miat."
sonila meco
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/02/2019 - 20:19

Nga momenti i parë që bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë, Klea Huta dhe Elgit Doda u shndërruan në çiftin e preferuar të publikut shqiptar.

Postuar: 20/02/2019 - 15:45

Prej disa kohësh është përfolur se gazetari i njohur italian, Vittorio Sgarbi ka një vajzë me një

Postuar: 20/02/2019 - 14:56

Aktori i humorit, Olsi Bylyku, është një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetin social Instagr

Postuar: 20/02/2019 - 14:47

Arbana Osmani është prej vitesh një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar, por nëse

Postuar: 20/02/2019 - 14:40

Mungesa e unazës së fejesës në koncertin e Pavarësisë së Kosovës bëri që të gjithë të gjithë të v

Postuar: 20/02/2019 - 14:34

Ditën e djeshme në të gjitha mediat u përhap me shpejtësi lajmi se Meghan Markle po organizonte n

Postuar: 20/02/2019 - 12:36

Katër muaj pas ngjarjes tragjike në ish-Bllok, ku u përfshi i fejuari i saj Ervin Mata, Elvana Gj