BREAKING NEWS

“Ilir Meta do t’i shtypë e t’i përdhosë viktimat e tij”, Frrok Çupi zbulon skenarin e presidentit: Çfarë pritet më 2 mars

“Ilir Meta do t’i shtypë e t’i përdhosë
x

Gossip

“Sot është ditë jote”, Amarda Toska i bën surprizën romantike Ermal Mamaqit: Të dua zemër! (FOTO)

“Sot është ditë jote”, Amarda Toska i bën

Për Ermal Mamaqin sot është një ditë e rëndësishme. Sot ka premierën filmi i tij i shumë komentuar ‘I Love Tropoja”.

Ajo do të zhvillohet në “Pallatin e Kongreseve” dhe pjesë do të jenë persona të ftuar nga vetë aktori, apo edhe publiku që mezi e ka pritur.

Sot, Ermali do të vlerësohet për punën e muajve  të tërë dhe më në fund do të kemi mundësi të shohim batutat e filmit.

Në këtë ditë të rëndësishme, ai ka marrë urime të shumta nga familjarët, kolegët dhe fansat, por ai më speciali është i bashkëshortes, Amarda Toska.

Ami ka publikuar në Instagram një foto me Ermalin dhe në të shkruan fjalët frymëzuese.

“Suksesi matet me punë dhe këtë ti e ke konfirmuar tashmë!

Suksese për Premierën e parë të këtij lloji zemër @ermalmamaqiofficial ! Sot është dita jote që të ulesh në Pallatin e Kongreseve me sallën plot e të shijosh veprën që krijove!

Të Dua”, shkruan Ami.