BREAKING NEWS

E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre të plagosur mes tyre dhe dy efektivë Policie, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj bëjnë lëvizjen urgjente. Blindohet zona, zbarkojnë RENEA dhe FNSH

E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre
x

Gossip

Surprizon aktori Jim Belushi, del me njoftimin e rëndësishëm dhe kërkon ndihmën e gjithë shqiptarëve: Do të doja të lidhesha me...

Surprizon aktori Jim Belushi, del me njoftimin e rëndësishëm dhe

Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi iu ka bërë një thirrje të rëndësishme bashkëkombësve të tij shqiptarë. Përmes një postimi në Twitter, Belushi iu kërkon gjithë bashkëkombësit shqiptarë kudo që ndodhen që të lidhen në me të në platformën sociale.

Belushi ka kërkuar nga shqiptarët shpërndarjen e postimit të tij dhe ndjekjen e tij në rrjetin social Twitter.

“Nëse je shqiptar, rishpërndaje këtë, do të doja të lidhesha me më shumë vëllezër dhe motra të mia shqiptarë në këtë platformë”, shkruhet në statusin e tij në gjuhën angleze.

Deri më tani postimi i tij në Twitter është shpërndarë 3.400 herë.

Kohë më parë aktori i njohur ka pranuar rrënjët shqiptare. Jim Belushi, emri i vërtetë i të cilit është James Adam Belushi, ka lindur në Çikago, nga prindërit Adam Anastos Belushi, një shqiptar me prejardhje nga Korça, dhe Agnes Demetri Belushi, e cila ka lindur në Ohajo, nga një familje shqiptare emigrantësh nga Korça.

Më të lexuarat