BREAKING NEWS

A do ketë një pakt të dytë Rama-Basha? Meta jep përgjigjen që nuk e priste askush

A do ketë një pakt të dytë Rama-Basha? Meta jep
x

Gossip

Surprizon Bieta Sulo, nën emocionet e Shën Valentinit publikon foton intime me Alban Dudushin

Surprizon Bieta Sulo, nën emocionet e Shën Valentinit publikon foton

Ditën e djeshme moderatorja Bieta Sulo bëri një postim të ëmbël në llogarinë e saj në Instagram.

Është ndër të rrallat raste që Bieta ndan me publikun foto intime me partnerin e saj, mirëpo sot ia lejoi vetes për hir të Shën Valentinit.

Në profilin e saj, moderatorja mori vëmendjen me disa poza ku shfaqej duke shkëmbyer puthje në buzë me Albanin, teksa ndodheshin në mes të dëborës.

Të buzëqeshur e të dashuruar, ata treguan edhe njëherë pse janë një ndër çiftet e preferuar të publikut, të cilët sot lumturinë e tyre vendosën ta ndajnë me fansat.

“Në prag të Shën Valentinit mund t’ia lejojmë vetes disa foto të tilla ”- shkruan Bieta krahas pozave ku nuk kanë munguar komplimentet e shumta drejtuar çiftit.

Me siguri, hera tjetër që do të shohim poza kaq të ëmbla nga dyshja do të jetë Shën Valentini i ardhshëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ne prag te Shen Valentinit mund t’ia lejojme vetes disa foto te tilla

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo) on